1951/Kundër intelektualëve dhe shkencës.-
Nga Kastriot Dervishi. –
Regjimi komunist ishte një regjim injorantësh mbi inteligjencien shqiptare. Ajo që ka ndodhur në këtë vend është ndër gjenocidet më të pashembullta në botë kundër intelektualëve. Si rrallë herë në histori, në vitet e para paslufte kemi një përmbysje sociale, sipas së cilës të shkolluarit ishin në varr ose në burg dhe kriminelët ishin në pushtet. Për këtë arsye, themeli i regjimit komunist, rrënja e gjitha të këqija të tij është ngritur mbi gjakun e mendjeve të kombit shqiptar. Prandaj nga kjo rrënja, nuk mund të lindin tjetër veçse degë të helmatisura.
Me rastin e dinamitit në legatën sovjetike, më 19 shkurt 1951, u arrestuan rreth 170 veta. Vetëm nga Instituti i Shkencave u arrestuan Sabiha Kasimati, Gjergj Geço, Ali Murthi dhe Zef Gjeçi.
Shkencëtarja Sabiha Kasimati ra viktimë e urrejtjes, smirës, zilisë, ligësisë, cilësi këto që gjendeshin me shumicë te përfaqësuesit e regjimit komunist. Mjafton një fakt i thjeshtë: oficeri i Sigurimit që përgatiste dosjen e Sabihasë ishte me arsim fillor e me profesion rrobaqepës. Me rastin e pushkatimit të Sabihasë së bashku me 21 të tjerë më 26.2.1951 dhe dy të tjerëve në 21 qershor, po të atij viti, kujtojmë dy raporte të organeve të punëve të brendshme për të.
Dy raporte të kohës
Sabiha Kasimati. Ka ngrënë drekë me një anglez që ka qenë deputet dhe me një shqiptar të panjohur. Këtu Sabihaja ka treguar mbi jetën e saj personale, në kohën kur ishte shtruar në sanatorium nga tuberkulozi. Mirëpo nga ngushtica ekonomike detyrohet të kthehet në Shqipëri para kohës. Kjo foli për anglezët dhe amerikanët, mbi ushtritë e tyre dhe organizimin e mirë që kishin si furnizimet e mëdha që kanë bërë me ushqime, etj.
Ka miqësi shumë të ngushtë me Sabiha Kasimatin. Miqësia e tyre nuk ka karakter martese, por më tepër politiko-kulturale. Midis tyre bisedohet rreth kulturës, shkencës dhe veprave ose kryeveprave të shkrimtarëve me kulturë borgjeze. Kultura marksiste për ta konsiderohet si hiçgjë, veprat e Leninit, jo si kryevepra, por si ngjarje të rastit.
Top of Form