2 muaj nga rritja e taksës, Kulli: Depresive! S’dimë ç’të bëjmë me librat që kemi stoqe. –
2 muNga: Valeria Dedajaj nga rritja e taksës, Kulli: Depresive! S’dimë ç’të bëjmë me librat që kemi stoqe. –
Nga: Valeria Dedaj
Botuesi Frano Kulli dy muaj pas miratimit të taksës mbi librin shpjegon situatën kaotike ku gjenden të gjithë ata që merren me librin në Shqipëri. Kulli shpjegon se ky moment është depresionues për ta, pasi ende nuk kanë asnjë orientim se çfarë do të bëjnë me librat që kanë stoqe nga vitet e kaluar
Çdo interpretim mbi librin është demagogjik dhe propagandistik mendon botuesi Frano Kulli. Pasi pas miratimit të shtojcës në ligj, ku taksa fundore nga 0 për qind u bë 6 për qind, ndikimi mbi librin ka qenë shumë negativ. Përveçse mungesës së dashamirësisë për librin, botuesi e konsideron këtë vendim të qeverisë një qëndrim të papranueshëm.
Frano Kulli, botues: “Shtesa e kësaj takse është një masë që për mua do ta konsideroja si masë represive. Asnjë nga vendet europiane, s’kanë një taks kaq të madhe për librin. Për mos të folur për politikat favorizuese, sepse ka në qendër kulturën edhe identitetin e një kombi. Për mua është një veprim i pajustifikuar, një lloj dashakeqësie për librin”.
Ndonëse Shoqata e Botuesve Shqiptarë kërkonte uljen e taksave, përpjekja e tyre u finalizua krejt ndryshe
Frano Kulli, botues: “Në të vërtetë kishte prej dy vitesh një përpjekje nga Shoqata e Botuesve që të ulej pjesa e taksës së prodhimit të librit në shtypshkronjë, duke e krahasuar me eksperiencat e vendeve të zhvilluara. Por në mënyrë paradoksale kërkesës për ulje takse, ndodhi që kjo ndodhi.
Jemi dëshmitarë se kontributet e qeverive shqiptare kanë qenë ose minore, ose të papërfillshme. Në rrethanat që shteti mund të ndihmonte për librin, del taksa e lartë për të. Kjo kërkon një kufizim të tillë në qarqet, jo vetëm të botuesve, por të të gjithë strukturës, derisa të vel edhe dëshirën për t’u marrë me këtë punë.
Vështirësitë për një botues janë edhe më të mëdha, kur ai boton vetëm letërsi shqipe
Frano Kulli, botues: “Për mua kjo është edhe një vështirësi më shumë. Një përzgjedhje e hershme e jona për të risjellë letërsinë e traditës dhe për të mbështetur botimin e letërsisë shqipe, asaj më të zgjedhurës sipas kutit tonë, e bën edhe më të vështirë problemin. Sepse e dimë se prirja e tregut të librit nga ata që e duan librin, synon në radhë të parë tek ata që duan librin e huaj”.
Më tej Kulli shton se marrëdhënia me letërsinë shqipe, sidomos në vitet kur institucioni i kulturës, kur në krye të saj ka qenë zonja Mirela Kumbaro, gjithçka e kishte orientuar tek letërsia e huaj.
Frano Kulli, botues: “Kjo jo vetëm që nuk e ka ndihmuar letërsinë shqipe, por në një farë mënyrë kemi jemi të diskriminuar. S’ka qenë e pranishme për të diskutuar për autorë tanë të traditës, sepse do kishte qenë një gjë absurde për prioritete e saj. Kjo ka zgjat 6 vite, marrëdhënia e institucioneve të shtetit me letërsinë shqipe ka çetuar edhe shumë më tepër sesa gjithë kjo marrëdhënie e çetuar e institucioneve të shtetit në përgjithësi”.
Me librat stoqe nga vitet e shkuar në magazinat e librarive nuk dihet akoma se ccfarë do të bëhet
Frano Kulli, botues: “Kjo është një prej absurdeve që vjen. Në magazinat e librarive, që janë pikat fundore të librit, para se të shkoj tek lexuesi ka një stok. I gjithë ky stok i viteve paraardhëse do të taksohet me taksën e re 6 për qind. Orientime të sakta nga Ministria e Financave apo e Kulturës s’na ka dhënë asnjë informacion, se si do të procedohet. Deri tani ne ndodhemi përpara këtij fakti, që këtë libër stok që në magazina të ndryshme është në raporte të ndryshme, problemi edhe ngarkesa vazhdon që të jetë i njëjtë për të gjithë. Nëse nuk vihet dorë, nëse nuk i jepet zgjidhje do të jetë i rrezikshëm për ecurinë e procesit të punës me librin në Shqipëri. Është një moment shumë depresionues për ne që merrmi me librin në Shqipëri”.
Botuesit dhe librarët mbeten në pritje të orientimeve të Ministrisë së Kulturës dhe asaj të Financave.