20 ditë në treg, Ministria pranon skandalin pas një jave: – Ka rënë gripi i pulave

20 Mars 2022

200 mijë pula kanë ngordhur të premten e kaluar duke ngritur dyshimin se është përhapur gripi i shpendëve. Por çuditërisht ministria e bujqësisë ka reaguar duke aluduar për përhapje paniku dhe në deklaratën publike theksoi se nuk ka asnjë rast të tillë. Madje njoftimi garanton se nuk ka asnjë rrezik për konsumatorët

Por në mënyrë të papritur këtë të hënë e njëjta ministri kundërshton veten dhe pranon rastin e parë të gripit të shpendëve. Pavarësisht se nuk është saktësuar se cili është stabilimenti,  mësohet se është i njëjti që ka deklaruar ngordhjen e mbi 200 mijë shpendëve. Pa kërkuar asnjë ndjesë për situatën e krijuar kërkohet nga qytetarët të bëjnë kujdes nga spekulantët dhe të konsumojnë vetëm pulat që kanë certifikatën e veterinarit

Treni nuk shkon më askund, qytetarët e Fierit: Mund të ishte alternativë e mirë udhëtimi me pak para

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit Vendor që kujtojnë se ka denoncuar publikisht disa here, prej një jave, se rastet e pulave të ngordhura ne Durrës ishin një rast i pastër i gripit te shpendëve.

Me këtë argument i është bërë thirrje Ministres se Bujqësisë  të distancohet nga sjellja e pa përgjegjshme e dy institucioneve te varësisë, ISUV dhe AKVMB  të cilët në shkelje flagrante të ligjit kanë lejuar për më shumë se 20 ditë një situatë kaotike duke mos arritur ne diagnozën përfundimtare  në kohën e duhur.

Ndaj Shoqata ka deklaruar se do te prese reagimin e ministrisë së bujqësisë duke shtuar se nëse nuk ka veprime do ti drejtohen SPAK.

Nga OraNews