Aktivistët Klodi Leka, Stavro Çina, Isa Myzyraj dhe Albina Ruko janë arrestuar në rrugën Myslym Shyri gjatë aksionit të Organizatës Politike për 21 Janar dhe po mbahen në komisariatin 3 në rrugën Mine Peza pa asnjë shpjegim ligjor.

Aksioni konsistonte në pikturimin e një grafiti të fytyrave të urryera Sali Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama me automatikë në dorë. 21 Janari nuk është vetëm data kur vrau Sali Berisha për hajdutërinë e Ilir Metës dhe burracakërinë e Edi Ramës. Më gjerësisht, ajo është data e të gjithë të varfërve që vriten dhe gjymtohen nga politikat e agresionit klasor kundër të pamundurve.

21 Janar ka kur një kryefamiljar vret veten se qeveria e Edi Ramës i pret dritat, kur një burrë a grua e zë korrenti teksa mundohet t’u sjellë fëmijëve dritën e hequr nga OSHEE se nuk ka me se ta paguajë energjinë, kur një shitës rruge zhytet në depresion se polici bashkiak e zë me shkelma, kur një student bie pre e depresionit dhe kriminalizohet se qeveria rrit tarifat universitare.

Prandaj parulla, për të cilën aktivistët u arrestuan si në diktaturë se shprehën publikisht kontestimin e tyre, ishte: 21 Janar ka përditë!”

edi-iliri-sala-terroriste