13 Qershor 2024

Nga Edison Vatnikaj.

3.1 milion euro pasuri mes të cilave 10 apartamente, 22 dyqane, e një vilë luksoze e Oltion Bistrit duhet të qëndrojnë të sekuestruara.

Ky ishte vendimi i Apelit të Posaçëm ndaj ish-drejtorit të operacinales i arrestuar në kuadër të dosjes ‘Metamorfoza’.

Po ashtu është sekuestruar një truall me sipërfaqe 200 m2 në rrugën e ‘Kosovarëve’ në Tiranë, garazh me sipërfaqe 87.8 m2 në Selitë dhe një ‘Range Rover Sport’, vit prodhimi 2012.

Në total janë sekuestruar prona 

➢   22 – Njësi (dyqane/ambiente biznesi);

➢   10 – Apartamente;

➢   1 – Vilë;

➢   1 – Truall;

➢   1 – Garazh;

➢   1 – Automjet.