“ZOGU LAJMETAR”.
Nga puna e organizuar nga Instituti Shqiptar i Shkencave, per dokumentimin dhe inventarizimin shkencor te pasurisë trashëgimi kulturore, krahas shumë objekteve me vlera trashëgimi u dokumentua dhe ky kryq druri me interesa te shumfishta, etnografike, folklorike etj. Kryqivarri me “Zogun Lajmetar”, njohur ne pasurine gojore dhe si “zogu i Zi”. Ja ku e paskemi te ruajtur ne nje Kryqvarri prane Kishes se Arst-Miliskaut, Puke. Ne balada, legjenda, gojdhana dhe tek Cikli i Kreshnikeve e hasim si lajmetar ne mes te gjalleve dhe te vdekurve . Ne Ciklin e Kreshnikeve p.sh. e kemi tek Kenga “Halili pas Deket”. Tradita gojore eshte shume e pasur me kete tematike dhe ka nje literature te gjere ne mbare trevat shqiptare dhe tek Arbereshet e Greqise dhe Italise. Koha e paska ruajtur edhe te ngurtesuar ne kete varreze te ketij fshati te Pukes.
Perkatiti: Kurt Farka