25 prilli/ Presidenti Meta: Shqipëria e shqiptarëve dhe kurrë e oligarkëve dhe mafies ndërkombëtare
25 prilli/ Presidenti Meta: Shqipëria e shqiptarëve dhe kurrë e oligarkëve dhe mafies ndërkombëtare
23 shkurt 2021
Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Kombinat të Tiranës.
Në një reagim të fundit për zgjedhjet parlamentare kreu i shtetit deklaron: “25 prill – Shqipëria e shqiptarëve dhe KURRË e oligarkëve dhe mafies ndërkombëtare”.
Reagimi vjen një ditë pas replikave në distancë që presidenti Meta shkëmbeu me kryeministrin Edi Rama, duke iu përgjigjur këtij të fundit nga Vlora.
Në një deklaratë të bërë dje nga qyteti bregdetar, Meta tha se ai është armiku kryesor i oligarkisë dhe se të gjithë shqiptarët duhet të kuptojnë se armiku kryesor i tyre është oligarkia.
“Pse mashtrojnë publikisht që thonë se presidenti lëviz natën nëpër vend. E dini sa drejtorë Hipotekash janë ndërruar në Vlorë apo jo? Unë i kam ndërruar? Unë s’kam arsye të vij natën në Vlorë. S’i kam marrë askujt asnjë centimetër tokë. Tani e kemi të qartë që presidenti është një armik i oligarkisë dhe është shumë i lumtur për këtë. Shqiptarët duhet ta kuptojnë që oligarkët janë armiku kryesor i tyre. Që japin lajme të gënjeshtërta, që bëjnë shpërlarhe truri.” – tha Meta.
“Unë gjithmonë midis demokracisë dhe pushtet do zgjedh demokracinë. Kushdo që përpiqet t’i demoralizojë qytetarët për 25 prillin le të lidhë kokën me peshqir, kjo gjë ka përfunduar. Oligarkia do rrëzohet përtokë dhe Shqipëria do ngrihet në këmbë. Të gjithë të votojmë”, theksoi ndër të tjera kreu i shtetit.
Gazeta Panorama