Testamenti Dhe Varri i Mit’hat Frashërit
SHKRUAN: DR. SKENDER MURTEZANI
Mit’hat Frashëri Shërbëtor i Kombit: Njeriu që adhuroi librin dhe dashuroi Kombin, meriton që eshtrat e tij të pushojnë në kopshtin e librarisë dhe arkivit që ia fali Atdheut . Mithat Frashëri është kolosi I fundit i Frashërllinjve. Sa më shumë lexon për veprimtarinë e tij aq më shumë dashuron këtë figurë të pakrahasushme kombëtare, këtij punëtori pa interes për Shqipërinë dhe Shqiptarin. Në të vërehet figura e një demokrati të avancuar,diplomat dhe patrioti që kurre nuk lejoji të shuhet cështja e Shqipërisë së dëmtuar dhe vetë u shua për cështjen Kombëtare.
Pak janë edhe sot diplomatët e kalibrit Mithat, ai kishte prirje të dëgjonte, të kuptonte, të dashuronte cdo mendim, cdo ide e iniciativë për të mirën e Shqipërisë. Kolosi ynë shpenzoi çdo second’ të jetës së tij për Shqiptarinë, çdo second të jetës duke menduar dhe duke i luftuar uzurpatorët dhe ata që ndihmonin uzurpimin e tokave tona. Ishte njeri i pajtimit, i dialogut, i mirëkuptimit ndërshqiptar. Kur flaka e grindjes dhe përcarjes kërcënonte vëllazërimin shqiptar ai me autoritetin dhe fjalës së tij dinte ta shuante. Rasti i problemit “veri-jug” në shoqatën e Manastirit e qetësoi me një të shkuar në Manastir. Ishte Mit’hat Frashëri që i orientoi patriotët dhe diplomatët Shqiptarë drejtë së vërtetës historike se Europa nuk ndihmon interesin Shqiptar, ka prioritet dhe ushqen interesin PanSllav dhe Interesin PanGrek. Ky instikt e drejtoj ne kahje të shkëlqyshme diplomatike; fillon korespondencën me Presidentin Wilson. Kjo korespondencë e viteve 1914-15, 1920, ishte e sukseshme, gjeti mirëkuptim tek çështja jonë dhe këmbëngulja e presidentit Wilson ishte jetike, shpëtoi Shqipëria e cunguar nga asgjesimi i plotë.
Në mbarim të Luftës së parë botrore edhe një vepër historike e diplomantit brilliant dhe të guximshëm. Dërgimi i Prememorjes në tubimin ku do të formohej mbretëria e Serbëve-Sllovenve-Kroateve. Me një gjuhë diplomatike ua tërhoqi vërejtjen: nëse fillojnë një shtet duke zaptuar trojet Shqiptare, Ballkani kurr nuk do jetë i qetë deri sa e drejta Shqiptare në trojet e veta të fitojë. Sot, fjalët e diplomatit vizionar Mit’hat Frashëri vërehen në ndryshimet e kufijve që pësoi Ballkani. Shkollën diplomatike e kreu në Stamboll po studimet më të vlefshme albanologjike, letrare, diplomatike Mit’hat Frashër i kreu me shume sukses ndër mentorshipin e Naim dhe Sami Frashërit, xhaxhallarëve të tij.
I ati i Mit’hat Frasherit ndërroi jetë kur ai ishte shumë i ri, po i ati Abdyl Frashëri, vëllau i madh, kolosi i parë len një Amanet të regjistruar: “Po: Unë kam një djalë të vogël. I thoni, se në qoftë se dëshiron të ketë bekimin tim, duhet të vazhdojë punën që unë nisa, por mjerisht nuk e çova deri në fund dhe, të sillet kështu siç po sillem unë”.
Në qeverinë e parë Shqiptare të Ismail Qemalit zgjidhet Ministër, dhe njëkohësisht pas disa muajve është ministri i parë shqiptar që jep dorëhekje, ky moment duhet studjuar në arkivin tonë historik, mendimi i parë se dha dorëhekje për arsye se nuk lejoj që vullnetarët shqiptarë të luftës së parë ballkanike të kthehen në Vlorë por të qëndronin dhe mbronin Janinën Shqiptare, del se këtë aksion e ka ndërmerr si patriot me lejen dhe dijeninë e Ismail Qemalit.
Punët diplomatike të Mit’hat Frashërit janë të panumërta, vërtet një thesar për hulumtim si për historianë, politologë, albanologë, ashtu dhe për edukimin e gjeneratave të reja. Jeta e tij diplomatike ka vazhduar njëherit si këshilltar për punë të jashtme në qeverinë e Princ Vidi-t, pastaj konsul në Beograd dhe Athinë. Në vitin 1920 shpëtoj qeverinë e Lushnjës nga kolapsi financiar, udhëton për në Amerikë. Europën e lëshon prej në South Empton, dhe në NY e prêt diplomati Mehmet Konica. Kalojnë shumë shtete te SHBA-ve sëbashku duke u takuar me bashkatdhetarë te çmallur per atdhenë dhe të vetëdijshem se çdo të thotë të kesh shtet. Veç te hollave, bashkatdhetarët tanë patriotë të gjitha besimeve kanë lënë edhe rrobat dhe objekte me vlerë, që tregon një vetëdije të pa masë të Shqipetarit në atë kohë.
Ky projekt për Shqipërinë, i VATRES, pati dhe ndihmën e Mit’hat Frashërit. Siç dihet, kjo Hua Kombëtare sipas shënimeve përmbledhëse të Faik Konicës, shkoi 197 mijë dollarë. Pas fushatës për Huanë Kombëtare , Mit’hat Frashëri vazhdoi të ushtronte diplomacinë si përfaqësues i VATRËS në Zvicër. Dashuria për librin dhe ashpërsimi i politikës e detyrojnë që të hiqet mënjanë nga Politika dhe t’i përkushtohet tërësisht librit dhe edukimit të rinisë. Libraria e Lumo Skëndos u bë një vatër kulture, ku mblidhej inteligjencia dhe rinia e kohës. Libraria e tij numëronte më shumë se 40 mijë libra dhe ishte e hapur për publikun.
Mit’hat Frasheri ishte një “Inxhinjer i shkelqyeshem i ndertimit te urave”. Ajo më bukura urë që na e dhuroi, ishte ndërtuar për të vazhduar kontinuitetin kulturor gjuhësor dhe të qytetërimit shqiptar prej te Marin Barletti deri në kohën e tij. Sa urë e rëndësishme! Gjithashtu, Mit’hat Frashëri, ashtu si Syrja Vlora, si një nga historianët e parë të Perandorisë Osmane dhe të Shqipërisë, i panjohur deri tani për këtë ndihmesë të tij, do t’i shikonin dhe analizonin se bashku dokumentet, si një burim të rëndësishëm për të ndërtuar një urë ndërlidhëse ndërmjet së shkuarës, të tashmes dhe të ardhmes për të krijuar një histori dhe një kulturë në vijimësi dhe vazhdimësi të kombit shqiptar.
Mit’hat Frashëri do të shkruajë në revistën “Dituria” se “askush nuk mund të mohojë lashtësinë e shkrimeve dhe të studimeve shqiptare për një periudhë katërqind vjeçare. Dhe për këtë, burimet historike duheshin grumbulluar, ruajtur dhe trashëguar brez pas brezi. Ai nënvizon se “nevoja për të ruajtur kujtimet është e pandarë prej nevojës që ndjen njeriu të ruajë mendimet e tij, t’iu japë një formë duke i fiksuar me anë të shkrimit, është pra një e duhur aq ’e inteligjencës sa edhe e sentimentit”.
Pushtimet e huaja, fatkeqësitë natyrore, moskujdesja sa duhet, kishte bërë që një pjesë e burimeve dokumentare të ishin zhdukur, grabitur, djegur dhe një pjesë shpërndarë sa andej këndej, dhe disave nuk dihej se ku ndodheshin.
Mit’hat Frashëri do të ndërmarrë ekspedita të posaçme për t’i gjurmuar se ku ndodhen dhe do t’i prekë ato. Të rëndësishme ndër këto dokumente për historinë dhe kulturën e kombit shqiptar, ai do të veçonte dorëshkrimet shqip me alfabet arab të Hafez Ali Ulqinakut, të cilat i kishte parë në Shkodër, të Sulejman Ramadanit, Hasan Zyko Kamberit dhe Nezim Frakullës. Një pjesë të këtyre dokumenteve, ai kishte parë në vitin 1913 në Berat, në shtëpinë e Sulo Resulit, të priftit të Mirditës Zarishtit, ndërruar jetë rreth vitit 1780. Kurse liturgjinë e Theodhor Haxhi Filipit e kishte parë në shtëpinë e Lef Nosit, dorëshkrimet e Tush Pinës në Elbasan dhe ato të Gjergj Pekmezit në Vjenë.
Nga pyetjet e mia personale – shkruan Mit’hat Frashëri -, kam mësuar se, në Elbasan, të tillë sixhilate (rregjistra-K.N.) kanë qenë komplete të pacenuara prej zjarri ose katastrofe tjetër, dhe mbajtur në 64 defterë të mëdhenj, të lidhur me lëkurë”. “Por, vazhdon më poshtë, – mjerisht në luftë të Ballkanit, më 1912, kur e okupuan për ca kohë serbët qytetin, bashkë me arkivat relativisht të tëra të kadastro dhe financës hupnë dhe të gjitha kartërat e gjykatores sherie”.
Një ose dy prej këtyre regjistrave që ndodheshin në shtëpi të Aqif Pashës kishin kaluar në dorë të Lef Nosit. Një fatkeqësi të tillë pësuan edhe arkivat e Durrësit dhe të Shkodrës, kur serbët me vandalizma i shkatërruan dokumentet. Vetë Mit’hat Frashëri kishte parë me sytë e tij, anës detit në Durrës, përpara godinës së qeverisë së atëhershme, pirgje kartërash të nxira, të thëngjillosura ose të bëra hi. Kurse grekërit, në kohën që pushtuan pjesën e jugut të Shqipërisë, morën nga Gjirokastra dhe i dërguan në Janinë, të gjitha dokumentet që ndodheshin në zyrat e bashkisë së saj.
“Prandaj, – nënvizon ai -, do të ishte mirë që një autoritet kompetent t’i jepte rëndësi kësaj pike, se çdo njeri që mejtohet pakë dhe që kujdeset për rrojtjen e këtij vendi të mjerë, dëshiron t’i shohë të mbështjella dhe të vihen në rregull ato pak gjëra, që kanë mundur të shpëtojnë nga zjarri dhe nga armiqësia e njerëzvet, të mos lihen nën mëshirën e brejtjeve ose të lagështirës.”.
Një pjesë e këtyre burimeve historike janë grabitur dhe nga të huajt, për të cilat Mit’hat Frashëri shpresonte se një ditë do t’i kthehen vendit të tij. Ai, gjithashtu iu jep rëndësi të madhe dhe kërkimeve dhe grumbullimit gjerësisht të dokumenteve për Historinë e Shqipërisë në arkivat e vendeve të tjera, veçanërisht në arkivat e Turqisë, Venedikut, Milanos, Raguzës, Vatikanit, Propogandës së Fides, Mbretërisë së Aragones, të Parisit, Londrës, Vjenës, Petërburgut, Athinës. Mit’hat Frashëri një rëndësi të madhe iu jep dhe arkivave të Venedikut. Ai shkruan se ato mbushin 400 dhoma të Manastirit Ferari, të plotësuara këto me inventarë dhe katalogë, ku “këto lëndë gjigantike na premtojnë një prodhim të paçmueshëm, në të cilën çdokush do të gjejë materialin për të ngrehur një godinë gjithnjë të re dhe çdo ditë me madhështi.
“Arkivat e Venedikut janë hulumtuar lidhur me historinë e Shqipërisë nga studiues të huaj të shumtë , veçanërisht gjatë viteve 1812-1875. Ndër këta, Mit’hat Frashëri do të theksojë Carlo Denois, Ceçhette, Makushef, Gregorovic, Lamnasky, Bogonic, Sathas, Marti Thomas etj. Ndërmjet tyre që ka hulumtuar arkivat e Venedikut është dhe emri i dijetares shqiptare Dora D’Istria. Mid’hat Frashëri është një njohës i hollësishëm dhe i arkivit të Manastirit të Ferarit. Në Manastirin e Ferarit kanë shërbyer një numër klerikësh me origjinë shqiptare dhe mendohet se ata aty kanë ruajtur dhe një numër jo të vogël librash, fotografi dhe dokumente të vjetra në gjuhën shqipe. Mid’hat Frashëri jep të dhëna se në manastirin e përmendur më lart ndodhen për Dalmacinë dhe Shqipërinë 1279 regjistra dhe pjesa më e madhe e tyre u përket viteve 1519-1795. Katalogët e tyre përmbajnë rubrikat e klasifikimit: Albania, Butrinti, Korfuz, Durrës, Pragë, More, Prevezë etj. Gjithashtu, Mit’hat Frasheri, duke parë punën e vazhdueshme dhe këmbëngulëse të At Shtjefën Gjeçovit në grumbullimin dhe ruajtjen e thesareve të kombit shqiptar, më 25 tetor 1922 dhe duke vlerësuar Lidhjen Shqiptare të Prizrenit si një ngjarje të rëndësishme të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, i shkruan për formimin e një shoqërie, e cila do të kishte si detyrë të mblidhte dokumentet për këtë ngjarje.
Veprimtaria e Mithat Frasherit na la aq shum njohuri me vlerë enciklopedike dhe tani të gjithë e dimë nga e kishte kete prirje, po na ka nxjerrë përpara nje det’ të pafund për hulumtime në të ardhmen. Ai veproi si nje institucion, jo si individ. Edhe pse dëshmitar i krimeve të shekullit të njëzet nga ushtarët dhe paramilitarët e panjerzishëm grek, edhepse deshmitar i shkatrrimit te dokumentacionit arkivor nga forcat e Çmendura serbe, kuptohet me paramendim dhe urrejtje, Gjeniu i kombit e ruajti gjakftohtësinë në veprimtarinë e tij kombëtare në diplomacine gjeniale. Puna e tij në rizbulimin e dokumenteve historike dhe arkivimi i tyre ishte njësoj si me i mbledhë puplat te daluara nga thesi kur fryn murlani.
Mit’hat Frashëri i propozoj ambasadorit Amerikan në Itali që në vitin 1947 formimin e nje komiteti nga patriotë Shqiptar, që sipas Mit’hat Frasherit do te fillonin luften kundër okupimit Serbo-Rus të Shqipërisë dhe tokave Shqiptare, të kamufluar nën maskën e komunizmit. Kuptohet, puna e parë do të ishte ti zhvishej dhe shqyhej maska internacionaliste. Ne vitin 1949 deponimi i hulumtimit te Robert Joyce 1946-1948 para senatit Amerikan, oficer i lartë pranë “Office of special Operations”, per personalitetin e Mit’hat Frasherit prej rinisë së hershme dhe deri te formimi i Ballit Kombetar ishte shumë bindës, me konkludimin se Mit’hat Frasheri ishte njeriu më i përshtashëm që të udhëhiqte “Komitetin Shqipria e Lire”.
Senati i dha status të Personit të rëndësishëm për Sigurinë e Shtetit Amerikan”. Por, për fat të keq, nuk ishte jetëgjatë, ndërroi jetë më 3 Tetor të vitit 1949, dy javë pasi u emërua kryetar i Komitetit Shqipëria e Lirë. Ka mister rreth vdekjes, por Autopsia, me të gjitha gjasat është kryer, sepse ai u varros më 9 Tetor në Varrezat Upstate NY. Për kohë të shkurtër u mbajt në shtëpinë e funeralit Campbell, afër një muzeu në Manhatan, (sipas kujteses se Dr Agim Leka). Qeveria Amerikane mori te gjitha masat që kjo ceremoni të zhvillohej me dinjitet.
Nuk mund të anashkaloj dhe një fakt për inxhinierin e shpirtrave njerëzorë, për kulturën e gjuhën shqipe: Me 4 Prill 1929, Mit’hat Frashëri do të shkojë në Noterinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, ku do të nënshkruajë Testamentin me nr.163.
Me këtë testament, gjithë pasurinë e tij mbas vdekjes ia dhuronte kombit shqiptar. Kopjen e këtij Testamenti ai ua dorëzoi dhe bashkëkohësve të tij, tek të cilët kishte besim, të cilët ishin: Njazi Tirana, Sotir Kolea, Dhimitër Berati, Et’hem Fuad Frashëri dhe babai i Teqesë së Frashërit.
Mit’hat Frashëri, nëpërmjet këtij testamenti, gjithë pasurinë e tundshme dhe të patundshme, librat, mobiliet i linte për krijimin e një Instituti Albanologjik, të një qendre shkencore për studiuesit shqiptarë, në të cilin do të kryenin studimet e tyre për Historinë e Shqipërisë. Gjithashtu, në këtë testament ai kërkon që biblioteka e tij private të ruhej e plotë, ashtu si i kishte mbetur e trashëguar nga i ati, Abdyl Frashëri dhe të afërmit.
Librave të bibliotekës së tij dëshironte që t’iu vihej vula me nënshkrimin “Biblioteka Lumo Skëndo, 1897”. Një skicë e vulës ishte përgatitur nga Eshref Frashëri. Nëqoftëse ndonjëri do të mungonte, në kohën kur Mid’hat Frashëri do të kishte ndërruar jetë, do të zëvendësohej nga Athanas Shundi, farmacist në Tiranë, dhe Hasan Toptani, biri i Murat Toptanit.
Testamentin e tij ai e përfundon duke shkruar këto fjalë:
“Nuk di ku do të vendoset Instituti, po, nëqoftëse goditet pakëz jashtë qytetit do të donja varri im të jetë në një cep të kopshtit, më të mëngjër, duke hyrë nga porta e rrugës. Mbi këtë varr dua një copë gur të madh dhe një qiparis. Më duket sikur do të jem ruajtësi i Institutit, sikur do të marr edhe unë një pjesë pasjetore në gjallimin e tij”.
Ne anëtaret e degës së Vatrës në Queens NY, përpara botës Shqiptare apelojmë tek Qeverija jone që të marrë parasysh dëshiren e fundit të këtij kolosi Shqipëtar, dhe ne mendojmë se do të ishte sinjifikante që, deri me 3 Tetor të vitit të ardhshëm të krijohen kushte për realizimin e kësaj nisme.