29/09/2018 – Rama flet për Emiljano Nuhun: – Nuk do i ndahemi këmba këmbës atij horri.

29/09/2018

Kryeministri Edi Rama kërcënon nënkomisarin Emiljano Nuhu, i cili denoncoi rastin e përdhunimit të Xhisiela Malokut nga djali i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja. Në reagimin e tij Rama është treguar edhe më i ashpër se vetë Taulant Balla duke e quajtur ‘horr’ të cilit nuk do i ndahet këmba këmbës.

Rama tha se Nuhu e shfrytëzoi rastin me qëllim fitimin e azilit politik.

Edi Rama: Shpresoj që ju të zbardhni githcka lidhur me një horr të kthyer në hero. Në vend që të dënohej nga të gjithë si një person që ka braktisur detyrën ka sabotuar hetimin dhe ka përdorur rastin për të marrë azil politik në një vend tjetër. Nuk do i ndahemi këmba këmbës atij horri. 

Jetojmë në kohë të mbrapshtë

Rama akuzoi politiken e median se po ridhunojne vazjen per qellimet e tyre

Edi Rama: “Qëndrimi im është ai që ka qenë gjithmonë. Për mua askush nuk është e nuk mund të jetë mbi ligjin për PS-në, askush nuk mund të jetë mbi ligjin.

Këtë qëndrim e kemi jo vetëm me fjalë por e kemi materializuar sa herë ballafaqohemi me faktet, ndryshe nga të tjerët.

Jetojmë në një kohë dhe në një mjedis ku kjo kohë e mbrapshtë e gënjeshtrës dhe e shpifjes e kthyer në terror informativ për qytetarin mishërohet tek PD, si zëdhënëse kryesore e kësaj kohe. Unë nuk jam këtu për tiu përgjigjur akuzave alucinante të pabazuara në asnjë fakt që bëhen qoftë për mua qoftë për kolegët. 

Djali i deputetit s’ka pasur trajtim preferencial

Rama thotë se policia ka bërë detyrën sipas ligjit dhe djali i deputetit nuk ka pasur asnjë trajtim preferencial.

Edi Rama:  Sa i takon vajzës mund të them se policia e shtetit ka bërë detyrën. Dhe djali i deputetit nuik ka pasur asnjë trajtim preferencial. Për një shkelje të procedurës një oficer policia është pezulluar menjëherë nga puna dhe policia ka bërë detyrën e vet për tia përcjellë çështjen prokurorisë.

Vajza meriton drejtësi dhe inkurajoj ta çojnë deri në fund çështjen.  Abuzimi publik me vajzën e dhunuar dhe trasnformimi i dramës së saj në një motiv lufte politike është ridhunim publik i vajzës nga PD, mediat dhe analistët që pa dashur tia dinë fare e kanë kthyer në mish për topat e luftës së tyre politike dhe mediatike.

Dua ti siguroj se çka ka të bëjë me të drejtën e drejtësinë është e panegociueshme për asnjë interes politik apo partiak timin. 

/Ora News.tv/