28 Shtator 2024.

Kendi i Fotografise.

Pjese e Veshjes së Xhubletës së Ngushtë të krahines Pukë.

Shtate here eshte riperseritur motivi grafik: Diell. “Shtate pale Toke e Qiell”, ishte besimi i lashte popullor se ekzistojne. (Dmth. Shtate planete i njihte se ekzistonin ne Gjithesi tradita mijravjecare e popplit tone).

Kurse ne qender kemi tre here Diellin, motiv qe e gjejme te riperseritur shpesh here ne Xhubleten e lashte, qe pasqyron Tre pozicionet e Diellit: Lindje, Zenit (pika me e larte) dhe Perendim.

Per pozicionin e ketert, kur ai kishte perenduar, mendohej dhe besohej se ai, Dielli: “Kishte shku me pushu”, besim qe e hasim dhe ne shkrime e studime etnografike e folklorike.

Keto besime gjenden edhe ne urime e ne kenge rituale te Popullit Tone. Por ketu po theksojme se u ruajten duke u riperseritur ne vazhdimesi tek motivet grafike kultike te Xhubletes se Lashte, dhe ne menyre te vecante tek Xhubleta qe studiuesit e huaj dhe shqiptare e kane klasifikur si Tipi: “Xhubleta e Ngushte”.
Objekti (pjese e Xhubletes se Ngushte te Krahines Puke) eshte me shume se nje shekull e gjysme i vjeter.
Teksi dhe foto nga Jaho Brahaj.