3 viktima nga stuhitë në Novi Sad, breshëri sa një kokërr vezë
23 Korrik 2023
Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhisë së mbrëmshme që ka goditur Serbinë.
Një burrë u godit nga rryma elektrike, gjatë një stuhie në Baccka Palanka, teksa një djalë 12-vjeçar vdiq në Novi Sad. Po ashtu një grua vdiq nga flakët e zjarrit në Kovacica, i cili shpërtheu pasi rrufeja goditi një pemë.
Nga ana tjetër një breshër në madhësinë e një veze ka rënë në Kralevë dhe Krushevc, teksa Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron për bubullima të forta dhe reshje shiu.