30 mjekë shqiptarë nisen sot drejt Italisë, do jenë për 1 muaj në frontin e luftës
30 mjekë shqiptarë nisen sot drejt Italisë, do jenë për 1 muaj në frontin e luftës me koronavirusin në qytetin më të prekur
28 mars 2020
30 mjekë nga Shqipëria do të shkojnë në Bergamo të Italisë në kuadër të situatës alarmante të Covid-19. Mësohet se ata do të nisen sot në orën 16:00 nga Tirana për në Bergamo, ku do të qëndrojnë për një muaj.
Sakaq, bëhet me dije se mjekët do të ndihmojnë rajonin e Lombardisë për përballimin e situatës dhe do të paguhen nga qeveria shqiptare.
Corriere raporton sot se mjekët do të zbresin pasdite në Romë, por të gjithë do të operojnë në Bergamo, qyteti më i prekur nga koronavirusi.
Dergimi i personelit shëndetesor shqiptar atje, sipas medias italiane, është rezultat i një bisede që u zhvillua të premten në mes të Kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Ministrit të Jashtëm Luigi Di Maio dhe ndjek linjën e solidaritetit dhe ndihmës ndërkombëtare – siç ndodhi tashmë me Kinën dhe Rusine.
Mjekët do të qëndrojnë në Itali për një muaj dhe do të paguhen nga Shqipëria.
“Mjekët po kursejnë jetë dhe tani ne po rizbulojmë vlerën më të rëndësishme që është jeta ”, komentoi Di Maio i cili do të shkojë në aeroport për të mirëpritur mjekët shqiptarë.