![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2023/05/muri1-700x430-1.jpg?fit=700%2C430&ssl=1)
30 objekte të trashëgimisë kulturore në Lezhë në degradim: – Asnjë vëmendje në 3 dekada, po humbim historinë
Mbi 30 objekte të trashëgimisë kulturore historike mes tyre, 7 kisha mbi 100- vjeçare të shpallura monument kulture të kategorisë së pare, rrezikojnë të humbasin identitetin e tyre në Lezhë.
Mbetur në një gjendje të mjerueshme prej vitesh Kreu i Forumit të Trashëgimisë Kulturore Kombëtare historiani Pal Trashaj, ngre shqetësimin se këto objekte kanë nevojë urgjente për ndërhyrje në mënyrë që mos t’i mbulojë pluhuri i harresës
“Më shumë se 300-vjeçare, shtëpitë e Zekajve dhe e Mlikajve në lagjen Shehër të Lezhës janë ndër 30-objektet që mbajnë statusin monument kulturore në Lezhë që rrezikojnë të humbasin ekzistencën e tyre për shkak të degradimit dhe mungesës së vëmendjes institucionale.”- vijoi ai.