3251 viktima brenda 24 orëve nga virusi ne nje shtet. – Po qarkullon një variant i ri me rrezikshmëri të lartë
3251 viktima brenda 24 orëve nga virusi ne nje shtet. Po qarkullon një variant i ri me rrezikshmëri të lartë
24 MARS 2021
Vendi amerikanojugor ka numrin më të lartë në botë te fataliteteve ditore, dhe një bilanc total që është fare pranë vlerës 300 mijë. Përhapja e koronavirusit në Brazil po kap shifra të frikshme ku të martën shkaktoi një tjetër numër rekord jetësh të humbura, mbi 3,250 viktima brenda ditës.
Në Brazil po qarkullon një variant i koronavirusit që është më i transmetueshëm dhe po vret edhe moshat më të reja.
Organizata Panamerikane e Shëndetit thotë se i gjithë kontinenti është i rrezikuar.
“Fatkeqësisht, situata serioze në Brazil po shtrihet edhe në vendet fqinje. Janë rritur rastet në Venezuelë, po rriten në Kili, Paraguaj, Uruguaj ku janë zënë shumica e shtretërve të terapisë intensive,” tha Carissa Etienne, drejtoresha e organizatës.
Sipas Ministrisë braziliane të Shëndetësisë, spitalet kanë mungesa të theksuara oksigjeni për pacientët me covid, ndërsa në San-Paolo, 135 veta humbën jetën javën e shkuar duke pritur radhën e shtrimit në spital.
Presidenti, Zhair Bolsonaro, tha se strategjia që i mbetet vendit tani është të shpejtojë fushatën e vaksinimit për tërë popullatën.
Ndërkohë, në mbrëmje, brazilianët në gjithë vendin dolën ballkoneve e dritare duke zhurmuar me goditjen e tenxhereve e tiganëve në shenjë proteste ndaj presidentit Bolsonaro, i cili akuzohet si shkaktari i krizës së rëndë shëndetësore.
Gazeta Sot