36 Fotot (ALBUM) te trojeve shqiptare në Bibliotekën e Stambollit (Biblioteka e Sulltanit). _
Ky koleksion i rrallë tregon se si ishin trojet shqiptare rreth fundit të shekullit të 19-të. Ishte periudha kur Perandoria Osmane ishte në ditët e saj më të këqija.
Fotot janë publikuar në faqen e albanologut të ndjerë, Robert Elsie.
“Sulltani osman, Abdyl Hamiti i dytë (periudha e sundimit 1876-1909), mbretëroi mbi një perandori (përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë) e cila po shkonte drejt shpërbërjes. Në fund të sundimit të tij, sulltani u bë paranojak. Nuk udhëtoi më dhe rrallë shfaqej në publik. Për t’u informuar për gjendjen e perandorisë, kishte një rrjet spiunësh, por edhe fotografë të cilët bënin foto të shtetit të tij shumëkombësh. Kur në vitin 1909 u detyrua të jepte dorëheqjen, koleksioni i tij fotografik ngeli në Jildiz-Saraj deri sa u transferua në Bibliotekën e Universitetit të Stambollit. Aty mbeti për vite i paprekur. I jemi mirënjohës Bibliotekës për mundësinë e paraqitjes këtu të një pjese të fotografive nga Shqipëria dhe Ballkani perëndimor (fotot e Shkupit, Kaçanikut, Ferizajt, Prishtinës, Shkodrës, Podgoricës dhe Ulqinit). Falënderojmë gjithashtu zotin András Riedlmayer nga Biblioteka e Arteve të Bukura e Universitetit të Harvardit për ndihmë në përkthimin e titujve nga osmanishtja. Shumica e fotografive janë pa datë, por duket se vijnë nga periudha 1876-1900,” shkruante Elsie./