Stavrofor Atë ERAZMI JORGO (1900 – 1989). –
Zëvendësmitropolit i Durrësit dhe Kujdestar i Manastirit të Shenjtë të Shën Vlashit.
Shuguruar (si “Prifti i parë kombëtar”) nga Imzot FAN S. NOLI në Kishën e Shën Vangjelizmoit, Tiranë 1924.
Në ditët e tmerrit të shkurtit 1967, Atë Erazmi Jorgo, tek mbyllte me dhimbje të parrëfyeshme Misionin Publik (por pa e ndalur asnjë ditë të vetme, deri në fund të jetës, atë Vetjak e Familjar) të Klerikut, kishte Ndriçimin e Shenjtë të shprehej:
“Kjo MYNXYRË ndaj FESË e ndaj Krishterimit nuk është e para. Ka ngjarë në Romën e Vjetër, ka ngjarë në Francë…
ATO KALUAN… DO TË KALOJË DHE KJO!
Kambanat do bin dhe nje here, Por une nuk do jem …”
Foto e 51 viteve më parë. Durrës, në ditën e zezë të 6 shkurtit 1967 (ose në dy-tri ditët që e pasuan).
Shenim nga: Elda Rrudha – Nga babai i tij ishte nga Llenga e Mokres, lindi ne Lin te Pogradecit, u arsimua per prift ne seminarin e Manastirit dhe sherbeu deri ne vitin 1924 ne Vrake, nga viti 1924 deri 1967 sherbeu ne Durres. U nda nga jeta ne vitin 1989 ne moshen 91 vjec , pak muaj para rihapjes se kishave. Prifti i pare KOMBETAR shuguruar nga IMZOT FAN NOLI.