44 kompani të mëdha të huaja me më shumë se 50 punonjës ikën nga Shqipëria në 2021. – Te dhenat nga INTAT.

Blogu i UdhëtaritPolitikaShoqerore

44 kompani të mëdha të huaja me më shumë se 50 punonjës ikën nga Shqipëria në 2021. – Te dhenat nga INTAT.

INSTAT 44 kompani të mëdha të huaja ikën nga Shqipëria në 2021 Foto Ilustruese

03 Qershor 2022 

Ulet ndjeshëm numri i kompanive të mëdha me pronësi të huaj që operojnë në Shqipëri. Sipas të dhënave të INSTAT në fund të vitit 2021 në vend kishte 6,635 ndërmarrje me kapital të huaj dhe të përbashkët, ndërsa në 2020 operonin vetëm 6.035 mijë si rrjedhojë e pasojave që krijoi në ekonomi pandemia dhe kufizimet që u ndërmorën për ta frenuar atë.

Por gjatë vitit të kaluar rezulton se ka pasur një ulje të numrit të bizneseve të huaja që punësojnë mbi 50 persona. Në vitin 2021 kishte 44 biznese të mëdha më pak sesa në vitin 2020. Në 2020 kishte 720 biznese të huaja të mëdha ndërsa në 2021 ishin 623. Të larguarit janë kryesisht në fushën e industrisë, aktiviteti i vetëm me rënie të numrit të bizneseve të huaja në 2021.

Por pavarësisht rënies së numrit të bizneseve të mëdha që vijnë nga vendet europiane, në total numri i bizneseve që punësojnë 1 deri në 4 njerëz rezulton me rritje.

Ndërmarrjet e huaja e të përbashkëta janë përqendruar kryesisht në qarkun Tiranë dhe Durrës, përkatësisht 68,9% dhe 12,7%. Në total në Shqipëri rezultojnë të regjistruara 118.627 ndërmarrje aktive.

Bizneset e huaja 2021 2020

Biznese me mbi 50 të punësuar 297 341
Biznese me 10-49 të punësuar 623 720
Biznese me 5-9 të punësuar 526 433
Biznese me 1 -4 të punësuar 5189 4541

BallkanWeb

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *