450 milion euro u ka marre qeveria e Rames ne kater vite shqiptareve me taksen e qarkullimit. –
Nga: Dritan Laci.-
-11 per qind e buxhetit te shtetit mbushet direkt nga taksa e qarkullimit
E dini cfare tha nje nga ndrikullat e mendimit ekonomik Boteror mbreme ne nje studio televizive; kur u pyet per taksen e qarkullimit 320 leke per liter karburant, qe qeveria Rama i mban cdo drejtuesi makine.
Prandaj jemi te majte tha, se ua marrim drejtuesve te makinave sa frengu pulen dhe nuk ua marrim personave te tjere.
A thua se 70 per qind e qytetareve qe kane makine jane pasanike te djathte qe duhen rrjepur.
Gjithsesi per taksen e qarkullimit. Qe te kuptojme edhe Ramen e mbremshem ne Opinion dhe kush mashtron….
Ne vitin 2012 qeveria Berisha taksonte 70 leke te vjetra per nje karburant liter dhe arketonte 5 miliarde leke te reja ose 38 milion euro ne vit nga taksa e qarkullimit.
Ne vitin 2014 me te ardhur ne pushtet Qeveria Rama e rriti taksen e qarkullimit nga 70 leke ne 170 leke te vjetra per nje liter karburant.
Ne vitin 2014 Qeveria Rama arketonte nga taksa e qarkullimit 110 miliarde leke te vjetra
Ne vitin 2015 Qeveria Rama e rriti taksen e qarkullimit nga 170 leke te vjetra per liter karburant ne 270 leke per liter, ku së bashku me 20% tvsh që i vendoset kësaj takse, vlera totale në një litër naftë vetëm për këtë lloj takse shkoi ne 324 lekë te vjetra.
Pra cdo drejtues mjeti paguante ne vitin 2015, 324 leke te vjetra shtese per cdo liter karburanti te shpenzuar.
Ne vitin 2015 Qeveria Rama mblodhi nga taksa e qarkullimit 148 miliarde leke te vjetra. Pra 38 miliarde leke te vjetra me shume se ne vitin 2014 dhe taksoi shqiptaret me 100 milion euro me shume se qeveria Berisha, gjithmone flasim per taksen e qarkullimit.
Ne vitin 2016 Qeveria Rama mblodhi nga xhepat e drejtuesve te mjeteve 168 miliarde leke te vjetra, pra 20 miliarde leke te vjetra me shume se edhe vete viti 2015.
Ne vitin 2017 Qeveria Rama mblodhi nga taksa e qarkullimit 164 miliard leke te vjetra
Bilanci ne kater vite te Qeverise Rama.
Ne kater vite Qeveria Rama u ka marre shqiptareve takse qarkullimi 450 milion euro.