Studiuesit Avni Alcani dhe Ferit Fixha që kanë bërë një libër studimor për Ditën e Verës. Studimi eshte per lashtesine dhe  kremtimin e festës së Ditës së Verës shqiptare në krahinën e Çermenikës.

“Shumë shekuj më parë, gjatë periudhë së Ilirisë antike, në këtë krahinë ka qenë tempulli i Dianës së kandavëve, perëndeshës së pjellorisë, të pyjeve dhe të gjuetisë.  Çdo fillim viti, pas ikjes së dimrit të ftohtë dhe ardhjes së stinës së ngrohtë të pranverës, banorët e Kandavisë, krahinës së lashtë të Çermenikës, i kushtonin një festë hyjneshës së tyre, e cila ishte festa e lulëzimit të natyrës, që e kishin quajtur: Dita e Verës. Kjo festë, Dita e Verës, që ngjiz në formim ritin me mitin dhe realitetin, ka ardhur deri në ditët tona në formën e saj të zanafillës. Ajo është ndër të rrallat festë pagane popullore, ndër popujt europianë, e cila është festuar si e tillë.

Gjatë shekujve Dita e Verës erdhi duke u zbehur. Ndërsa në Elbasan ajo nuk u zbeh kurrë, as ne vitet e monizmit ., prandaj duht te pranojme qe ne krahinat  lugines se Shkumbinit ajo nuk u zbeh kurre. Tani ajo është zyrtarisht një festë kombëtare. Ne Elbasan, ndryshe nga pjesa tjetër e Shqipërisë, është vendi ku Dita e Verës ndjehet dhe përjetohet në kuptimin më të plotë të fjalës.

Në ç’masë Dita e Verës është një festë e mirëfilltë (mbarë) shqiptare?

Të paktën në atë masë që ajo, ka qenë pjesë përbërëse e identitetit tonë etnik. Edhe nëse në disa vise ajo filloi të venitej, përsëri duhet të rigjallërohet dhe të kthehet në një festë mbarëshqiptare, mbasi është më tradicionale se të kremtet fetare. Dita e Verës, ashtu sikurse edhe Viti i Ri, është festë e të gjithë shqiptarëve, pa dallim krahine, ideje, bindjesh, përkatësish, apo besimi fetar.

Dita e Verës ka qenë e lidhur me ditën e parë të marsit. Në antikitet marsi ishte muaj i parë i vitit. Kjo sipas kalendarit Julian. Siç dihet, në Evropën Perëndimore, kalendari Julian u zbatua derisa në vend të tij u vendos kalendari Gregorian. Por në gjuhën e sotme shqipe ruhen ende gjurmë të kalendarit Julian. Duhet që viti kalendarik të fillojë me marsin që muaji i shtatë të jetë shtatori, i teti tetori, i nënti nëntori dhe i dhjeti dhjetori. Të tillë kanë mbetur emrat e tyre edhe pse, nga 15 tetori i vitit 1582, kohë në të cilën hyri në fuqi reforma gregoriane, ata janë respektivisht, muajt e nëntë, i dhjetë, i njëmbëdhjetë dhe i dymbëdhjetë.

Kalendari i vjetër i shqiptarëve është edhe më i hershëm se kalendari Julian, i cili u shpall nga Jul Cezari, në vitin 46 para lindjes së Krishtit.

Dhe gjithnjë dita e parë e marsit shënonte, sikurse edhe sot, fillimin e stinës së pranverës. Ishte koha kur stinët ishin më të dallueshme nga njëra-tjetra me qarte se në kohën e sotme. Njerëzit mezi prisnin që të dilnin nga dimri, të shkrinte bora, të gjelbërohej natyra, të çelnin lulet, të blegërinin qengjat, të loznin fëmijët fushave e kodrave, të gëzonin të gjithë.