5 humbje jete nga koronavirusi në spitale diten e sotme
5 humbje jete nga koronavirusi diten e sotme
11 Shkurt 2022
Janë kryer 2948 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 531 qytetarë, në këto bashki: 220 në Tiranë, 30 në Fier, 26 në Sarandë, 25 në Berat, 22 në Shkodër, 19 në Vlorë, 18 në Gjirokastër, 17 në Durrës, 15 në Lushnje, 13 në Elbasan, 11 në Kamëz, nga 6 qytetarë në Prrenjas, Gramsh, Kuçovë, Delvinë, nga 5 qytetarë në Kavajë, Mallakastër, Poliçan, nga 4 qytetarë në Peqin, Devoll, Tepelenë, Libohovë, Himarë, Krujë, nga 3 qytetarë në Has, Lezhë, Kurbin, Vorë, Selenicë, Memaliaj, Korçë, Pogradec, Cerrik, nga 2 qytetarë në Përmet, Roskovec, Bulqizë, Rrogozhinë, Mirditë, Kukës, Fushë Arrëz, Vau i Dejës, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Pukë, Shijak, Dibër, Patos, Këlcyrë, Maliq, Skrapar, Belsh.
Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka pesë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: dy qytetarë nga Durrësi të moshave 59-71 vjeç, një qytetar nga Fieri 80 vjeç, një qytetar nga Lezha 83 vjeç, një qytetar nga Vlora 87 vjeç.