![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2019/01/Jaho-Brahaj-Kronike-e-Deres-se-jon-Buzukut.jpg?fit=912%2C540&ssl=1)
5 janari PERVJETORI i MESHARIT te GJON BDEK BUZUKUT. – “Kronikë e Derës së Gjon Buzukut”, i autorit Jaho Brahaj.
![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2019/01/Jaho-Brahaj-Kronike-e-Deres-se-jon-Buzukut-300x178.jpg?resize=533%2C316)
Jaho Brahaj Kronike e Deres se jon Buzukut
5 janari PERVJETORI i MESHARIT te GJON BDEK BUZUKUT. –
“Kronikë e Derës së Gjon Buzukut”, i autorit Jaho Brahaj.
Libri: “Kronikë e Derës së Gjon Buzukut”, i autorit Jaho Brahaj sjell risi në ndriçimin e një prej figurave më të spikatura të kulturës kombëtare shqiptare, të qëndresës kulturore, krahas luftës së armatosur të shqiptarëve në shekujt e parë të robërisë turke. Autori i monografisë në fjalë i njohur edhe me boimet e mëparshme si; “Emblema Shqiptare”, “Flamuri i kombit Shqiptar” e monografi të tjera, ka krijuar personalitetin e tij në studimet historike e etnokulturore të mesjetës. Monografia: “Kronikë e Derës së Gjon Buzukut” është një punë shumvjeçare gjurmuese në dokumente të botuara nga arkivi i Venedikut, Napolit e Romës, por të gjitha këto të nderthurura në varësi të objektit studimor me botimet e autorëve më në zë të letrave shqipe. Në këtë monografi zgjidhet përfundimishtë enigma nga ishte autori i monumentit të kulturës shqiptare, Gjon Buzuku dhe shpalosen fakte të panjohura mbi mjedisin ku kaloi fëmijërinë.
![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2019/01/1465192_1758319821057980_3763606080487814634_n-Copy-203x300.jpg?resize=587%2C867)
Jaho Brahaj Kronike e Deres se jon Buzukut
Në këtë libër të mbështetur në studimet dhe referencat e shumë autorëve e materialeve dokumentare, sillet atmosfera dhe kushtet që mundësuan botimin e librit të parë në gjuhën shqipe, në vitet më të vështira që kalonte populli ynë pas pushtimit të shekullit XV.
![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2019/01/Gjon-Buzuku.jpg?resize=534%2C555)
Gjan Buzuku-Akrelik, autor Bujar Zajmi.
Në monografinë në fjalë sillen edhe fakte dhe argumente për lëvizjen e kordinuar të shqiptarëve në gjysmën e parë të shek. XVI për t’i bërë ballë agresionit kulturor të pushtusit, dhe analizohen rrethanat e botimit të “Mesharit” të nderthurura me veprimtaritë e tjera kulturore e të armatosura. Të gjitha përpjekjet e shqiptarvet analizohen e shihen në dritën e vazhdës kulturore përendimore të trashëguar të shoqërisë shqiptare të para pushtimit dhe të përpjekjeve për të mos u nderprerë këto lidhje në atmosferën e ngjarjeve politike të popujve të Ballkanit. Botimi i kësaj monografije, është me vlera dhe në nderim, që i bëjmë traditave tona kulturore. Për autorin, studiuesin Jaho Brahaj ky botim është frut i një pune disavjeçare në hullinë e studimeve të autorit historisë tonë kombëtare.
Nga: Prof. Dr. Shefqet Hoxha.