“5 mijë euro trajtimi”, Neritan Ceka mposhti Covid-19: – Kemi një klonim nga kryeministri që është arrogant me qytetarin…
“5 mijë euro trajtimi”, Neritan Ceka mposhti Covid-19: – Kemi një klonim nga kryeministri që është arrogant me qytetarin…
9 Tetor 2020
Arkeologu dhe ish-diplomati, Neritan Ceka, ishte ditën e sotme i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku ka zbuluar eksperiencën e tij me Covid-19.
Gjatë lidhjes së drejtpërdrejtë, Ceka u shpreh se nuk ka patur asnjë sëmundje bashkëshoqëruese dhe se do një periudhë tremujore trajtimi për koronavirusin. “Nuk mund të quhet komplikacion, mushkëria është pjesë, kam kalaur një Covid në mënyrën më të rëndë të mundshme”, tha 79-vjeçari i cili trajtimin e ka marrë në shtëpi.
I pyetur nga gazetarët se pse në shtëpi, Ceka u shpreh se, “lufta me Covid është vullneti dhe shëndeti psikologjik. “Qëndrimi në shtëpi të jep mundësi të qëndrosh në objektet e tuaja. Që mundësitë i ke për të patur mjekim dhe trajtim 24 orë. Janë 24 orë që nuk fle asnjë minutë, ke nevojë për trajtim. Duhet të dalësh te ballkoni dhe të dalësh të marrësh frymë”, tha ish-diplomati.
Gjithashtu Neritan Ceka u shpreh se gjatë kësaj periudhe duhet që të ketë edhe solidaritet. “Ka me mijëra familje, që janë me dy pensionistë, fëmijët i kanë ikur, pra ti je i zoluar, ti nuk shkon ti gatuash, ti duhet të sjellësh ushqimin. Duhet solidaritet, erdhi djali i madh nga Vjena dhe Londra”, vijoi ai.
Ndërsa duke folur për koston e gjithë këtij trajtimi, Ceka tha se ka shpenzuar 5 mjë euro pasi ka blerë të gjitha ilaçet vetë.
“Ti duhet të paguash aparatin, infermierin, ato që bëjnë shërbim 24 orë. Nëse bën një shërbim me para, ke nevojë për shërbim 24 orë. Minimumi është 5 mijë për periudhën e kurimit, jo për post Covid. Në spital është më pak, shteti duhet të marrë njësoj shërbimin në shtëpi, ashtu siç merr shërbimin në spital, e ky është rregull në çdo shtet të qytetëruar”, shtoi Neritani.
Ish-diplomati u shpreh se shteti është cinik në raport me qytetarin. “I thua eja të më bësh tamponion dhe më bëjnë tamponin pas dy ditësh, e pas katër ditësh thotë je negativ, pra shteti ta heq prizën. Mjeku i familjes as nuk të telefon fare për gruan se është me diabet, e më thotë hajde te 21 dhjetori. Këtu kemi një klonim që nga kryeministri jonë që është arrogant me qytetarin dhe shkon te mjekët dhe infermierët”, vijoi ai.
Nga ana tjetër, teksa fliste për simptomat e Covid, Ceka tha se “koronavirusi ka një standard që fillon nga ai më i rëndi dhe më i thjeshti”.
Gazeta Shqip