5 mijë pasagjerë zbritën vetëm mëngjesin e sotëm, çfarë po ndodh në Portin e Durrësit?-
5 mijë pasagjerë zbritën vetëm mëngjesin e sotëm, çfarë po ndodh në Portin e Durrësit?-
29/07/2018
Mijëra emigrantë kanë “pushtuar” portin e Durrësit në këto ditë të nxehta vere.
Është një fluks i jashtëzakonshëm pasagjerësh dhe mjetesh që po hyjnë në vendin tonë.
Sipas TCH vetëm mëngjesin e sotëm kanë mbërritur plot pesë tragete me rreth 5 mijë pasagjerë, 925 makina dhe 157 kamionë.
Gjithashtu në darkë pritet një tjetër fluks, pasi do të ankorohen edhe dy tragete të tjerë, me rreth 3 mijë persona dhe 600 makina.
Nga ana e Kapitenerisë së Portit Detar janë marrë të gjitha masat, për të përballuar këtë fluks dhe për të krijuar lehtësira në hyrjen e qytetarëve.
Për të përballuar gjithë këtë fluks udhëtarësh kompanitë e lundrimit kanë shtuar tragetet dhe oraret.
Vizitorët që vijnë në Shqipëri kryesisht janë emigrantë që kthehen si çdo vit për pushime por ka edhe një numër të konsiderueshëm turistësh të huaj.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/