50 mijë fëmijë punojnë për bukën e gojës. – Realiteti në Shqipëri.-
50 mijë fëmijë punojnë për bukën e gojës. – Realiteti në Shqipëri.
– Rreth 50 mijë fëmijë të moshës së arsimit të detyrueshëm, janë të detyruar të punojnë për të siguruara jetesën e tyre.
Këto janë të dhënat e një studimi nga Koalicioni për arsimin në Shqipëri, ku rezulton se 20.14 % e fëmijëve në moshë shkollore jetojnë në varfëri duke u përballur me vështirësi për të siguruar nevojat bazë për të jetuar.
Sipas shifrave të publikuara nga studimi, rezulton se vitet e fundit vetëm 44% e fëmijëve arrijnë të konsumojnë vaktin ushqimor të mëngjesit gjatë javës ndërsa 64% e fëmijëve me aftësi të kufizuara të grup moshës 7-18 vjeç nuk shkojnë në shkollë.