50 piktura gjigante zbulohen në një shkretëtirë peruane, të mbuluara për 2500 vite. –
Kishin mbetur të mbuluara nga rëra për 2 500 vite, rreth 50 piktura antike të zbuluara në jug të Perusë, të ngjashme me ato Nazca, me ndihmën e dronëve në kuadër të iniciativës “GlobalXplore” dhe të financuar nga “National Geographic”.
Disa prej pikturave, ndryshe nga ato Nazca që përfaqësojnë kryesisht profile kafshësh ose linja gjeometrike, përfaqësojnë edhe njerëz.
Për një prej autorëve të zbulimit, Johny Isla, arkeolog i ministrisë së Kulturës në Peru, “disa prej pikutrave janë edhe më të vjetra se sa kultura Nazka dhe kjo tregon se tradita e linjave në shkretëtirë është e vjetër me mijëra vite. Ky zbulim i hap rrugën hipotezave të reja mbi funksionin dhe kuptimin e tyre”.
Trashëgimi botërore e UNESCO-s, linjat e Nazca-s janë rreth 13 000 dhe krijojnë më shumë se 800 piktura, që ëstë e mundur të shihen plotësisht vetëm nga lartë. Këto piktura janë realizuar mes viteve 300 para erës së re dhe 500 pas erës së re.
Zona e UNESCO-s gjendet në shkretëtirën Nazca, një pllajë e thatë që shtrihet për rreth 80 kilometra mes qytetit Nazka dhe Palpa, në Perunë lindore. Një rajon që, falë mungesës së erërave dhe klimës së qëndrueshme, ka mundësuar të ruajë këto figura të paprekura për më shumë se 2 000 vite.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/