“5000 euro s’i hyjnë në sy”, gazetari zbulon skemën si merret ryshfeti në spitale për operacionet: Lëvizjen e parë e bëjnë infermieret!

16 SHKURT 2021

Teksa ka komentuar rastin e mjekut Edvin Prifti i cili u prangos nga SPAK, gazetari Mentor Kikia ka shpjeguar mënyrën se si funksionon rrjeti korruptiv në shëndetësi ku mjekët marrin shuma të majme përballë qytetarëve në hall.

“Shkon përherë infermierja tek pacienti i tregon se kë do ketë për kirurg. Asnjë mjek nuk të vjen te koka për të të kërkuar lekët: Dua kaq lekë.Aty është formuar një rrjet, se njerëzit janë në pikë të hallit dhe ata janë të gatshëm të hedhin lekët, por janë konfuzë se nuk dinë sa t’i japin a janë pak a janë shumë.

Këtij mjeku t’i thuash që e ke rrogën 5000 euro në muaj, atij s’i hynë në sy se aq i merr në ditë.Se si duhet shkatërruar, duhet bërë bashkë tre gjëra, qeveria me reformë, drejtësia me pranga e qytetarë me kurajo. Nëse nuk funksionojnë këto tri hallka, s’ka gjë në vijë,” tha Kikia.

Gazeta Sot