25 Shtator 2024

Në vitin 1950, afër Chua, afër liqenit Titicaca, Bolivi, një fermer, ndërsa punonte fushën e tij, gërmoi në tokë dhe gjeti një basen të madh guri të gdhendur me figura antropomorfe dhe zoomorfe.

Fshatari nuk e kishte idenë se çfarë kishte gjetur, dhe e përdor si bazen për derra. Kjo enë quhet “Fuente Magna. “Nuk dihet saktësisht se si, por me kalimin e kohës “Fuente Magna” përfundoi në një muze të vogël lokal për rreth 40 vjet, i injoruar nga të gjithë.

Dikush më në fund vuri re një çudi të pabesueshme në këtë tas: brendësia e saj ishte e mbushur me gravura (shkrime) kuneiforme, mjaft e ngjashme me sumeriane ose proto-sumeriane, një skenar i përdorur në Irakun e sotëm mbi 5,000 vjet më parë.

Eksperti i mbishkrimeve të lashta Clyde Ahmed Winters, ekzaminoi me kujdes “Fuente Magna”, dhe deklaroi se vazoja kishte karaktere shumë të ngjashme me ato të lashtë sumeriane, indiane Dravidiane, elodite iraniane dhe libiane Berber nga 5,000 vjet më parë. Arkeologu bolivian Max Portugal Zamora gjithashtu ekzaminoi tasin, dhe tha se ishte të paktën 5,000 vjet e vjetër.

Por si është e mundur që një mbishkrim proto-sumerian të gjendet në një enë të gjetur afër liqenit Titicaca, 3.800 metra mbi nivelin e detit, në një kontinent tjetër, mijëra kilometra larg vendit ku jetonin sumerët? Shkenca dhe arkeologjia moderne janë të heshtura.

Nuk ka shpjegime zyrtare për këtë anomali.

Nëse mendojmë për këtë, shpjegimi i vetëm i mundshëm është se 5,000 vjet më parë dikush e transportoi atë tenxhere nga Iraku i sotëm në Bolivi. Ka prova se navigatorët (lundertaret) nga Sundaland, një rajon i fundosur i Oqeanit Paqësor, nga të cilët mbetet vetëm Indonezia, mbërritën në Amerikë dhe sollën palmën e kokosit atje, mijëra vjet më parë. Qyteti gjysmë i zhytur Nan-Madol mund të jetë ndërtuar para shkrirjes, pra 14,000 vjet më parë. Prandaj, është e mundur që këta navigatorë transportuan ne anije “Fuente Magna-n” nga një kontinent në tjetrin.

Ose, është e mundur që aftësitë e lundrimit të Sumerëve të ishin shumë më të mëdha se ato që dimë ne. Tasi “Fuente Magna” është dëshmi e mëtejshme se e kaluara jonë është mjaft e ndryshme nga ajo që mendonim. Në të kaluarën e largët, njerëzit u zhvendosën nga një kontinent në tjetrin, duke lënë gjurmë të kalimit të tyre.

Pastaj papritmas, kjo mori fund, dhe ne duhej ta nisnim nga e para. Pse?