56 efektivë policie nën hetim. – Detaje të reja nga aksioni i SPAK
20 Nentor 2023
Gazetari Trazhgim Sokolaj ka dhënë detaje në lidhje me aksionin e SPAK që është ndërmarrë këtë mbrëmje për të ekzekutuar 11 urdhër arreste për disa persona të akuzuar si të përfshirë në një grup kriminal. Sipas tij, pas përgjimeve të mesazheve në aplikacionin ‘Sky-Ecc’ krahas 11 urdhër-arresteve që po ekzekutohen këtë mbrëmje, në kuadër të këtij operacioni janë duke u hetuar 56 efektivë policie.
“Është një proces hetimor që vazhdon. Kanë dalë në skenë disa emra personazhe jo vetëm të njohur, por edhe zyrtarë dhe ish zyrtarë të policisë së shtetit, të cilët nga komunikimet dhe bisedat e SPAK rezultojnë si të implikuar. Ka një numër efektivësh që kanë rezultuar të implikuar në aktivitet kriminal qoftë korrupsion si pasojë e zbardhjes së mesazheve që fillimisht janë përpunuar nga hetues belg dhe francez. Në varësi të aktivitetit ku kanë vepruar këta persona, këto mesazhe janë ndarë nga policia franceze dhe belge me Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe disa shtete të tjera. Breçani, një ish-zyrtar i spikatur në policinë e shtetit. Kemi Ervin Matën që është në kërkim prej disa vitesh. Bëhet fjalë për disa punonjës policie…
Ky është degëzim i Metamorfozës, nuk është vazhdim. Ka rreth 56 efektivë që janë duke u hetuar për shkak të këtyre mesazheve dhe komunikimeve që kanë pasur në platformat e kriptuara që përdoren për t’ju shmangur krimit. Ky është hetim jo i zakonshëm. Indiciet apo baza nga nisen hetuesit dhe prokurorët janë disa mesazhe që kuptohet siç po rezulton nga goditjet e SPAK janë mesazhe që shkëmbehen nga elementë të lartë të zbatimit të ligjit, si policë, prokurorë, apo persona me bekgraund kriminal. Provat e marra në aplikacione janë të paligjshme në aspektin procedurial për t’u përdorur“, tha gazetari.