60 mijë punonjës më shumë në prill 2021! SPAK-u i ka provat publike. Paloka: – “Krimi zgjedhor brenda skandalit”.
60 mijë punonjës më shumë në prill 2021! SPAK-u i ka provat publike. Paloka: – “Krimi zgjedhor brenda skandalit”.
23 Dhjetoe 2021
Deputeti i PD-së, Edi Paloka, ka reaguar pas publikimit në mediat të data-base me listëpagesën e rreth 700 mijë qytetarëve, duke theksuar se krimi zgjedhor i 25 prillit 2021 ndodhet brenda këtij skandali.
Në postimin e tij në Facebook, Paloka thekson se nga një vëzhgim i shpejtë, dallohet se janë shtuar 60 mijë punonjës më shumë gjatë prillit 2021 se sa në janar 2021.
Paloka i ka bërë thirrje SPAK-ut të fillojë hetimet, pasi tani provat janë publike dhe nuk ka nevojë të bëjnë heroizma.
Postimi i plotë i Edi Palokës:
Krimi zgjedhor brenda skandalit !
60 mije punonjes me shume ne prill 2021 se sa ne janar 2021 !
Nga nje vezhgim i shpejte i dy databaza-ve qe jane publikuar per rrogat e shqiptareve ne janar dhe ato ne prill, rezulton nje fakt shume domethenes; nga janari ne prill jane shtuar neper bordero plot 60 mije punonjes me shume !
Nga denoncimet qe jane bere ne SPAK qe perpara 25 prillit , ka qene dhe punesimi i mijera veteve, ne periudhen parazgjedhore, ne kundershtim me Kodin Zgjedhor !
SPAK-u tani provat i ka publike ! “Heronjte e femijeve” me bekimin edhe te proklamatores se tyre, besoj do te bejne detyren , pa qene nevoja te bejne heroizma!
Nga: TPZ.Al