600 banorë ‘hidhen’ në Lanë. – “Këtu nuk po ndodh një rehabilitim, këtu po ndodh devijimi i shtratit të lumit Lana. Ky devijim është projekti i ndërtimit të kullave.”
Punimet për projektin për rehabilitimin e lumit të Lanës, nga pjesa e “Pallatit me Shigjeta deri pranë zonës së Izberishtit ka nisur.
Nga pushtetarët u tha se zona do të ketë zhvillim. Banorët janë të shqetësuar pasi nuk e dinë se çfarë do të ndodhë me shtëpitë e tyre pasi preken nga ky projekt.
“Këtu nuk po ndodh një rehabilitim, këtu po ndodh devijimi i shtratit të lumit Lana. Ky devijim është projekti i ndërtimit të kullave.
“Çfarë do të bëjë Erion Veliaj, t’i prishet shtëpia e tij ça do bëjë. 600 familje do dalin në rrugë.”
“Këtu është korrupsion për të ndërtuar pallate dhe për të nxjerrë në rrugë 600 familje.”
Për ta projekti përfshin devijimin e lumit Lana, për interesa të qytetarëve, ndërsa përgjegjës, bëjnë kryebashkiakun Erion Veliaj.
“Që nga ditët e para pronari është Mond Bego, por ai mund të jetë vetëm fasada. Prapa kullave fshihet Taulant Balla dhe Arben Ahmeti që kanë privatizuar këtë sipërfaqe.”
Madje banorët shkuan më tej. Ata nuk besojnë në fjalët e kryebashkiakut duke thënë se ai po i gënjën banorët se do kompensohen.
“Të dalë Veliaj, vemja e bashkisë, hajduti, prapaganda dhe të thotë se kë ka strehuar në banesat sociale.”
Ata kërkuan mbështetjen e opozitës për të përgatitur një dosje për nj SPAK për atë që e quajnë krim makabër.
Tv OraNews