62-vjeçari nuk bëri asnjë ditë pushim për 38 vite. – Pushimet ikin e vijnë, ndërsa arsimimi I femijve mbetet.
62-vjeçari nuk bëri asnjë ditë pushim për 38 vite. – Pushimet ikin e vijnë, ndërsa arsimimi I femijve mbetet.
28 Korrik 2020
Një shitës i cili ka punuar për 38 vite pa asnjë ditë të vetme pushimi ka vendosur që të lërë punën dhe të shijojë pensionin.
Roy Kharbanda ka punuar çdo ditë që nga viti 1982, kur bleu një dyqan në Sauthempton të Anglisë. Kjo do të thotë se ai ka punuar 13 416 ditë radhazi, duke mos e bërë pushim as të dielën.
62-vjeçari ka punuar 12 orë në ditë përveç të dielave, kur punonte 10 orë. Gjithashtu, ai ka hapur edhe për Krishtlindje, edhe pse për vetëm një orë.
Babai i 3 fëmijëve thotë se donte t’i jepte arsimimin më të mirë të mundshëm vajzave të tij dhe shton se pushimet për të janë një shpenzim kohe. Tani që vajzat e tij kanë karriera të suksesshme si doktoreshë, inxhiniere dhe avokate, Roy vendosi që të hiqte dorë nga dyqani ku punoi që kur ishte 24 vjeç.
62-vjeçari tha me shaka: “Tani mezi po pres që të njoh gruan time. Po planifikojmë një udhëtim për herë të parë pas 39 vitesh martesë. Njerëzit mendojnë se jam i çmendur. Por unë mendoj se pushimet ikin e vijnë, ndërsa arsimimi mbetet. Unë kam jetuar për fëmijët e mi”.