66-vjetori i filmit ‘Skënderbeu’/ Gati një tjetër bashkëpunim kinematografik shqiptaro-rus në Gjirokastër. –
66-vjetori i filmit ‘Skënderbeu’/ Gati një tjetër bashkëpunim kinematografik shqiptaro-rus në Gjirokastër
Është përkujtuar më një ekspozitë 66 vjetori i xhirimit të filmit “Skëndërbeu” . Artisti rus Juri Arabos vjen me një tjetër film të titulluar “Gjirokastra”. Xhirimet do të zhvillohen në qytetin e gurtë. Juri Arabos u nderua me çelësit e qytetit të Gjirokastrës.
GJIROKASTËR– 66 vjetori i xhirimit të filmit “Skënderbeut” është përkujtuar me një ekspozitë në Gjirokastër. Ekipet kinematografike shqiptare dhe ruse vizituan një ekspozitë me rreth 60 foto historike të periudhës së xhirimeve në muzeun “Kadare”.
Pas 66 vitesh, Juri Arabov, bashkautor me Ismail Kadarenë në shkrimin e skenarit të filmit, zgjodhi përsëri Gjirokastrën si shesh xhirimi, jo vetëm për disa episode si në filmin “Skënderbeu”, por për gati të gjithë filmin e titulluar “Gjirokastra”
Artistit rus Juri Arabos iu dhurua edhe çelësi i qytetit të Gjirokastrës .
“Tashmë po arrijmë në finalen e madhe. Grupi shqiptar dhe rus ka bërë të pamundurën për realizimin e këtij filmi. E dua shumë Shqipërinë. Dimri juaj është si pranvera ruse. Më ngroh shpresa se do të bëjmë një film të denjë. Do të mundohemi të jemi të denjë për nderin që na bëtë”, tha regjisori rus Juri Arabos
Ngjarjet e filmit “Gjirokastra” lidhen me vuajtjet që kaluan me dhjetëra familje shqiptaro-ruse pas prishjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik në vitin 1961.
B.K./b.ha./Shqiptarja.com