Çfarë është festa e Perendeshes Sita? –
Çfarë është festa e Perendeshes Sita?
Në librin e Oriana Fallacit, “Seksi i shpërfillur”, trajtohet jetesa e grave të ndryshme nëpër botë, por kryesisht, autorja e librit fokusohet tek gratë e Lindjes.
Përshkrimet ekzotike të sajat ndërthuren me drama të mëdha të jetës së “seksit së shpërfillur”, pra grave.
Në kapitullin ku trajtohen gratë e Indisë, thuhet se “gratë indiane janë plot kontradikta, si vendi që i ka lindur”, fjali kjo e vendosur në gojën e një ndër personazheve të librit, e që më pas do të shoqërohet me përshkrimin e festës së Sitës.
Por, çfarë simbolizon realisht festa e Sitës?
Festa e Sitës organizohet në tetor, dhe në agim, gratë e një lagjeje apo fshati mblidhen në rreth e, duke agjëruar këndojnë këngën e Sitës, derisa të dalë hëna.
Sita është perëndesha e besnikërisë, dedikimit, sakrificës dhe kurajos në Indi. ( Perëndesha Sita është e ilustruar në anën e djathtë të fotografisë, e ulur.)
Kur hëna shfaqet në qiell, gratë mbushin duart ose qypa të vegjël me ujë, e më pas e spërkasin atë në drejtim nga hëna, duke iu lutur Sitas që ta ndihmojë të martohet me të njëjtin burrë, në të shtatë jetët që do të vijnë. ( besimi tek rimëshirimi).
Në libër cilësohet se ky ritual zhvillohet edhe nga gratë të cilat nuk e dashurojnë bashkëshortin, dhe kjo vetëm si një lloj dëshmie e besnikërisë ndaj traditave të vendit të tyre.