7 humbje jete me SARS-COV2 ne 24 oret e fundit
7 humbje jete me SARS-COV2 ne 24 oret e fundit
27 DHJETOR 2021
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2241 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 168 qytetarë, në këto bashki:
83 në Tiranë, 10 në Durrës, nga 8 qytetarë në Fier, Lushnje, Vlorë, Sarandë, 6 në Gramsh, 5 në Përmet, nga 3 qytetarë në Lezhë, Vorë, Mallakastër, Himarë, nga 2 qytetarë në Berat, Gjirokastër, Dibër, Kavajë, Kukës, nga 1 qytetar në Has, Tropojë, Mirditë, Kurbin, Divjakë, Delvinë, Tepelenë, Memaliaj, Kolonjë, Skrapar.
Janë 5159 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 121 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.
Në 24 orët e fundit ka 7 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Tirana 55 vjeçe, një qytetare nga Fieri 58 vjeçe, dy qytetarë nga Durrësi të moshave 62-85 vjeç, një qytetar nga Lushnja 65 vjeç, një qytetare nga Berati 66 vjeçe, një qytetar nga Vlora 66 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.