“7 sitet e trashëgimisë kulturore më të rrezikuara në Evropë”, Teatri Kombëtar përfshihet në listën e ‘Europa Nostra’. –
“7 sitet e trashëgimisë kulturore më të rrezikuara në Evropë”, Teatri Kombëtar përfshihet në listën e ‘Europa Nostra’
10 dhjetor 2019
Teatri Kombëtar është shpallur një nga 14 finalistët për tu përfshirë në programin për “7 sitet e trashëgimisë kulturore më të rrezikuara në Evropë”, nga organizata Europa Nostra.
Lajmin e ka bërë të ditur Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, nëpërmjet një shënimi në facebook.
“Europa Nostra ka shpallur zyrtarisht Teatrin Kombëtar si një nga 14 finalistët për tu përfshirë në programin për “7 sitet e trashëgimisë kulturore më të rrezikuara në Evropë”. Përfshirja në listën finale do të angazhonte rrjetin dhe partnerët e Europa Nostra për shpëtimin dhe restaurimin e godinës.
Puna voluminoze e shumë aktivistëve dhe profesionistëve, e nisur që në verën e 2018-ës, kurorëzohet kështu me një sukses të rëndësishëm.
Mbi të gjitha, ky emërim hedh poshtë propagandën e qeverisë mbi mungesën e vlerave historike të godinës”, shkruan Aleanca për Teatrin në facebook.
Kjo organizatë zhvilloi një konference për shtyp sot bashkë me përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.
Deklarate plotë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar:
AMT falenderon ekipin që përgatiti aplikimin mbështetje pranë organizatës Europa Nostra:
Kreshnik Merxhani, Lida Miraj, Astrit Seranaj, Doriana Musai, Kastriot Çipi, Endrit Yzeiraj, Alida Karakushi dhe Alice Taylor.
Falenderojmë gjithashtu për mbështetjen:
Presidentin e Republikës Ilir Meta, Fondacionin “Gjirokastra”, Sindikatën e Artistëve të Skenës dhe Ekranit (SASE), Skena e Pavarur Kulturore, Art Kontakt, Shoqata “Argjiro”, GO2 Albania.
Falenderojmë ekipin që mbrojti aplikimin e AMT në konferencën e zhvilluar në Paris:
Sesilia Plasari, Kreshnik Merxhani dhe Robert Budina
Falenderojmë veçanërisht ata që me shkrimet e tyre ndriçuan vlerat historike dhe arkitekturore të Teatrit Kombëtar: Aurel Plasari, Fatos Lubonja, Maks Velo, Artan Raça, Rubens Shima.
Gazeta Panorama