700 mijë njerëz në demonstrata! Turma “pushton” rrugët kryesore e kryqëzimet në mbarë Izraelin: – Marrëveshje, tani.
3 Shtator 2024
Mijëra protestues në Tel Aviv i vunë zjarrin gjatë natës autostradës Ayalon, duke bllokuar përkohësisht autostradën kryesore. Policia tha se shpërndau turmën dhe raportoi të paktën 12 arrestime në mbarë vendin.
Ndërkohë në solidariteti me protestën, kinematë, teatrot, muzetë, universitetet, restorantet, kafenetë, baret dhe bizneset e tjera në të gjithë vendin u mbyllën gjatë mbrëmjes.
Rreth 700,000 njerëz morën pjesë në demonstrata në rrugët kryesore dhe në kryqëzimet në mbarë vendin, me 550,000 të pranishëm në tubimin qendror në Tel Aviv, sipas faqes së lajmeve Ynet të Izraelit.
Protestat filluan në mëngjes pasi Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) njoftuan gjetjen e trupave të gjashtë pengjeve dhe vazhduan gjatë gjithë natës.
Në Tel Aviv, një demonstrate u zhvillua jashtë bazës ushtarake Kirya, selisë së IDF. Protestuesit valëvitën flamujt izraelitë dhe brohoritën: “Një marrëveshje — Tani!”
Shumë prej tyre mbanin postera me pengjet. Ka ende 101 pengje në Gaza, me rreth gjysma e të cilëve supozohet se kanë vdekur për shkak të sulmeve të Hamasit ose bombardimeve izraelite.
Einav Zangauker, nëna e pengut Matan Zangauker, iu drejtua turmës, duke pretenduar se ka “një propozim marrëveshjeje në tavolinë”, por se Netanyahu refuzon ta pranojë atë për të shmangur humbjen e mbështetjes nga koalicioni i tij i liderëve pro kolonëve.
Më vonë gjatë natës, mijëra protestues në Tel Aviv i vunë zjarrin autostradës Ayalon, duke bllokuar përkohësisht autostradën kryesore. Policia tha se shpërndau turmën dhe raportoi të paktën 12 arrestime në mbarë vendin.
Në mbrëmje, kinematë, teatrot, muzetë, universitetet, restorantet, kafenetë, baret dhe bizneset e tjera në të gjithë vendin u mbyllën në shenjë solidariteti me protestën.
Gazeta Panorama