9 Janar 2015

Deputeti i PD Saimir Korreshi, në një intervistë me Skype në një emision televziziv foli për zgjedhjet e vitit 2025.
Korreshi theksoi se PS ka detyruar administratën që të përfshihet në fushatë elektorale. Ai tha se elektorati gri do jetë përcaktues në zgjedhje. Korreshi preku disa nga pikat e programit të PD-së, ku përfshihet minimumi jetik, pensionet minimale deri në 300 mijë lekë të vjetra.
“PS e detyroi administratën që të përfshihet në fushatë elektorale.

Në lidhje me dritat, kanë falur 1 lekë për kilovat për një vit. Shqipëria ka diell, pse nuk jepet licencë për fotovoltaikët? Fitoren në zgjedhje e jep elektorati gri. Ata që janë me PS ja japin votën PS-së dhe ata që ja japin votën PD-së historikisht votojnë PD-në. Partia Socialiste, edhe pse thotë se është me të varfrit, në fakt po varfëron më shumë qytetarët.

PD do të implementojë taksën e sheshtë prej 10 përqind, do vendosim minimumin jetik, pensionet do të rriten deri në 300 mijë të vjetra. Këto gjëra janë pjesë e programit”, tha Korreshi.
Më tej, Korreshi nënvizoi se çdokush që urren Ramën, duhet të jetë në një llogore në këto zgjedhje.

“Nga data 11, regjistrimi do të bëhet në diasporë edhe me dokumentin e skaduar. 700 mijë shqiptarë ikën në 11 vite. Nëse ata 700 mijë shqiptarë të ikur, janë të kënaqur me Ramën, le t’ja japin votën. Çmimet në Shqipëri më të shtrenjta se në Greqi e në Itali. Shqiptarët emigruan masivisht në qeverisjen e Ramës, kanë mllef. Çdokush që urren Edi Ramën, duhet të jetë në një llogore”, u shpreh Korreshi.