24 Shtator 2023
Policia e Kosovës bëri pak më parë të ditur se njëri prej sulmuesve në veri, përkatësisht në zonën e fshatit Banjskë, është vrarë në shkëmbimet me armë zjarri me zyrtarët policorë.
Ndërkohë është publikuar në foto e njërit prej sulmuesve të vrarë nga policia e Kosovës, i cili duket i veshur me veshje ushtarake.
Kujtojmë se si pasojë e sulmeve, një zyrtar policor është vrarë dhe dy tjerë janë plagosur në mëngjesin e së dielës.
Përmes një komunikate për media, Policia ka thënë se situata atje vazhdon të jetë e tensionuar, dhe grupet, që ky institucion i ka konsideruar si kriminale, janë duke i sulmuar njësitet policore në teren.
“Sulmuesit profesionalë, në numër të konsiderueshëm, të maskuar e të uniformuar me uniforma të ndryshme, të armatosur me armë të rënda, granata, mjete ushtarake (zolla), disa mjete të blinduara, po shfrytëzojnë hapësira dhe objekte të ndryshme, private, përfshirë në dhe përreth Manastirit në Banjska, për të kryer lëvizje, strehim dhe pozicionim për gjuajtje me armë zjarri ndaj njësiteve policore të PK-së”, është thënë në komunikatë.
Nga OraNews