75 vjet nga bombardimet/ E mbijetuara nga Hiroshima rrëfen takimin e veçantë me pilotin që i shkatërroi qytetin

 SHAPE  \* MERGEFORMAT

6 GUSHT 2020

Koko Kondo ishte tetë muajshe kur bomba atomike shpërtheu sipër Hiroshimës dhe kishte një urrejtje aq të madhe për njërin prej ekuipazhit të avionit amerikan që kreu sulmin bërthamor, sa dëshironte ta godiste, ta kafshonte kur e takoi për herë të parë kur sapo kishte mbushur 10 vjeçe.

Ky zemërim u zhduk në setin e programit televiziv amerikan “This is Your Life” kur kapiteni Robert Lewis, bashkëpilot i Enola Gay, e pa atë me lot në sy.

Tani 75 vjeç, Koko ishte në shtëpinë e saj në Hiroshima kur shpërtheu bomba që vrau rreth 80,000 njerëz përnjëherë. Më vonë e ëma i tregoi Kokos se ajo u zvarrit nëpër rrënojat e shtëpisë me atë në krahë, dhe pa që gjithë qyteti ishte nën flakë.

Familja mbeti në Hiroshima pas dorëzimit të Japonisë, babai i saj ndihmonte bashkëqytetarët që të ndërtonin shtëpitë e humbura dhe jetën e tyre. Një nga kujtimet më të hershme të Kokos, ishte një grup vajzash adoleshente që ndiqnin një predikim në kishën e babait të saj. Disa nga vajzat nuk mund t’i mbyllnin sytë, të tjerë nuk mbyllnin dot buzët si pasojë e djegieve që kishin marrë. Me zë të lartë Koko ulëriti se donte të hakmerrej ndaj ekuipazhit të Enola Gay, informon dritare.net

Në 1955, ajo e pati atë shans. Një telefonatë nga producentët e “This is Your LIfe” e çoi në SHBA gjithë familjen e saj për një episod të ri të kushtuar Lewis.

“Çfarë mund të bëja?”, i tha ajo ABC. “Doja të vrapoja në mes të skenës dhe t’i jepja një grusht, një kafshim ose një goditje.” Dhe pastaj ajo pa lotët në sytë e tij.

“Mendova se ai ishte një përbindësh, por përbindëshat nuk qajnë.”, tha ajo. “Kur të rriturit ende flisnin, unë shikoja brenda zemrës sime. Nuk e di pse e bëra këtë, por u përpoqa ta ecja në skenë, tek ai. Doja të prekja dorën e tij, dhe e bëra. Edhe ai ma shtrëngoi mua dorën shumë fort.”

Nga: dritare.net