79-vjeçarja ukrainase ‘rrëmben’ kallashin, nis stërvitjen për luftë kundër Rusisë

14 SHKURT 2022

Tensioni Ukrainë-Rusi sa vjen e shtohet, me vendasit që janë në panik total nga ajo që pritet të ndodhë në orët në vijim.

Mesa duket të gjithë ukrainasit janë përfshirë në një aksion të madh për mbrojtjen e vendit.

Pamjet e kësaj gjysheje që përfundoi stërvitjen civile në Ukrainë për të qenë e gatshme kundër pushtimit të mundshëm rus janë bërë virale.

Valentyna Konstantynovska, 79-vjeçe, ka mësuar ta përdorë kallashnikovin në poligonin e gardës kombëtare në Mariupol në veri të Ukrainës.

79-vjeçarja ukrainase ‘rrëmben’ kallashin, nis stërvitjen për luftë kundër Rusisë

Ajo dhe civilë tjerë janë trajnuar nga pjesëtarët e njësisë speciale Azov. Ukrainasit e kanë përshkruar Koknstantynovskën, si heroinë pasi kaloi me sukses trajnimin.

Gazeta Shqip