8 gjëra që nuk i keni ditur rreth ditës së hënë. –
8 gjëra që nuk i keni ditur rreth ditës së hënë. –
Gëzuar ditën e parë të javës! Për t’jua bërë pak më të lehtë fillimin e një jave të re, po ju njohim me këto 8 fakte interesante rreth ditëve të hëna.
Sipas një studimi të kryer në vitin 2011 ka rezultuar se një njeri vjen vërdallë duke u ankuar për 34 minuta gjatë një dite të hënë. Ndërsa në një ditë tjetër vetëm 22 minuta.
E hëna është ajo ditë e javës në të cilën ajri është më pak i ndotur dhe gjasat për të rënë shi janë më të pakta.
Njerëzit bëjnë më shumë pazar të hënave se në ditë të tjera.
Njerëzit të hënave nuk qeshin, deri rreth orës 11 e gjysmë të paradites.
Kënga e Bob Geldof “I don’t like mondays” u shkrua pasi Bob pa një grua që bënte qitje, vetëm e vetëm sepse edhe ajo i kishte inat të hënat.
Në anglisht termi “monday” në zhargon do të thotë çekiç i rëndë.
I vetmi film që ka pasur të hënën në titull dhe ja ka dalë të nominohet për Oskar është “Closed Mondays”.
Viti në të cilin ndodhemi ka 53 të hëna, dhe për herë të fundit kjo ndodhi në vitin 2012.