![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2020/07/ac975924ac7d749ebdcb981e0dd37600_L-700x430-1.jpg?fit=700%2C430&ssl=1)
8 mijë kosovarë hyjnë në Shqipëri mëngjesin e sotëm, radhë e gjatë në Morinë
8 mijë kosovarë hyjnë në Shqipëri mëngjesin e sotëm, radhë e gjatë në Morinë
4 korrik 2020
Fundjava ka sjellë edhe fluks të madh në doganën e Morinës, teksa mijëra shqiptarë të Kosovës i janë drejtuar bregdetit.
Sipas burimeve, nga ora 5 e mëngjesit dhe deri në orën 7 kanë hyrë në vendin tonë rreth 8000 kosovarë vetëm ditën e sotme.
Aktualisht në këtë pikë doganore po punohet me 6 sportele dhe me procedurë të përshpejtuar për të shmangur vonesat dhe pritjet e gjata.
Edhe pse numri i të prekurve me Covid-19 në Kosovë dhe Shqipëri është rritur ndjeshëm ditët e fundit, me sa duket kur vjen puna tek plazhi askush nuk ia ka frikën virusit.
Nga: LAJMIFUNDIT.Al