18 Shtator 2024

Avokat në LZHK, Rezart Kthupi i ftuar në një emision televiyiv u shpreh se 80% e deputetëve në parlament nuk flasin por thjesht votojnë.

Kthupi: Jemi kundër për dy arsye.

E para e punës, kjo çështje e kodit zgjedhor është një çështje që është një vijmësi marrëveshjesh politike ndërmjet Berishës dhe Ramës.

Parlamenti është mbushur me ushtarë dhe bedelë të kryetarëve të partive.

Po të merrni statistikat parlamentare, 80% e deputetëve nuk flasin në parlament.

Nuk flasin fare, vetëm votojnë.

Nuk bëjnë iniciativa ligjore, vetëm votojnë.

U vjen një draft, nuk diskutohet nuk ndryshohet kurrë.

Jemi në një parlament që vetëm cilësi nuk ka.

Parlamenti nuk ka cilësi sepse parlamentin nuk e zgjedhin qytetarët.

Gazeta Sot