80 vjeçari që synon të mësojë shqipen kudo ku ka shqiptarë!
80 vjeçari që synon të mësojë shqipen kudo ku ka shqiptarë!
“Nuk do t’i lejoj shqiparët të harrojnë shqipen!” Ky është zotimi një 80 vjeçari nga Tivari, i cili ka ngritur një shoqatë të posaçme për hapjen e shkollave të gjuhës shqipe në të gjitha vendet ku ka shqiptarë, edhe pse është i bindur se nuk do të jetojë aq gjatë sa t’i shohë të gjitha planet e tij të bëhen realitet.
Ndryshe nga shumë të ftuar të tjerë në Samitin e Diasporës, ai e ka kaluar takimin e shqiparëve nga mbarë bota duke u treguar shumë prej tyre për idenë e tij, por edhe për rëndësinë e gjuhës shqipe.
Gjok Dabaj rrëfen së ka themeluar një intitucion kulturor kombëtar të quajtur “Përkujesja Gjithshqiptare”, për të qënë pranë komuniteteve shqiptare në mbarë botën.“ Përkujdesjeje, për mua është kompaktësimi vëllazëror i krejt kombit, kudo që ai gjendet sot dhe kudo që mund t’i shpjerë jeta shqiptarët në të ardhshmen“ rrëfen ai për Gazetën Si.‘‘Elementi më i rëndësishëm i institucionit tonë është fjalëmira e gjuhës shqipe, të cilat do të hapen kudo ku ka shqiptarë. Në Stamboll, Zvicër, Gjermani, SHBA apo Itali.”
Gjok Dabaj
Dabaj tregon se 65 mijë fëmijë shqiptarë nuk ndjekin kurse të gjuhës shqipe, pasi as qeveria shqiptare as dhe as vendet ku kanë lëvizur shqiptarët nuk e mundësojnë mësimin e shqipes.
‘‘Fjalëmirat do jenë qendra që do të mbledhin shqiptarët jo vetëm për mësimin e shqipes, por edhe për të parë nga afër problemet e komunitetit. Qëllimi i qendrës tonë është të hapë 150 mijë fjalëmira të gjuhës shqipe në mbarë botën“, thotë ai i bindur.‘‘Po po 150 mijë, sepse shqiptarët e kanë harruar shqipen‘‘.
85 vjeçari rrëfen se është munduar ta hapë qendrën e parë për gjuhën shqipe në Stamboll, por tregon se ka hasur në kundërshtimin e autoriteteve turke.
‘‘Është e drejta e të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Stamboll të mësojnë shqipen dhe nuk ndalem derisa t’ua plotësoj. Nuk kemi patur përplasje të drejtëpërdreja me autoritetet turke, por kemi marrë sinjale se ky nuk ishte një vendim i mirëpritur nga qeveria atje‘‘, rrëfen ai, duke thënë se i njëjti problem paraqitet edhe në Sanxhak.
‘‘Kemi bërë dy mbledhje në Prizren, në tentativë për ta hapur atje instituconin tonë kulturor, por hasëm në tentativa të fshehta për të na penguar të mbanim këtë aktivitet. Kam mbetur i tronditur në fund të mbledhjes së dytë kur më thanë se kishin ardhur 3-4 spiunë serbë‘‘, tregon ai, duke thënë se programi i qendrës së tij nuk është as nacionalist dhe as shovinist, për të alarmuar qeverinë serbe.
Dakaj tregon se qendra e tij ka hapur tanimë disa portale për mësimin e shqipes në Gjermani, Francë dhe Zvicër. ‘‘Ka ikur koha kur shqiptarët e çanin rrugën me pushkë, tani duhet ta çajme me penë”, thotë ai.‘‘Do të shpërndajmë kulturën, gjuhën dhe traditat shqipe. Dua që komunitetet shqiptare në botë të lëxojnë libra shqip. Po ashtu këto fjalëmira do të kenë arkiva, në mënyrë që pjesëtarët e komuniteteve shqiptarë të dinë pemët e tyre familjare. Dua që mos të ketë më shqiptarë që mos ta dinë kush është gjyshi i tyre‘‘, thotë ai.
Ish-mësuesi i gjuhës shqipe thotë se shqiptarët që jetojnë në vendet e tjera kanë filluar të humbasin identitetin e tyre. Ai e krahason hapjen e qendrave të gjuhës shqipe, me sinagogat.
‘Hebrenjët e kanë ruajtur identitetin e tyre pikërishtr falë sinagogave. Fjalëmira e gjuhës shqipe nuk lidhet me gjuhën shqipe, por do të bëjë bashkë shqiptarët në botë, për të gjetur mbështetje tek njëri-tjetri‘‘, thotë ai.