800 thesare të rralla, inkunabula apo dhe dorëshkrime, që ruhen në Bibliotekën Kombëtare janë ekspozuar në qendrën për Hapje edhe Dialog
800 thesare të rralla, inkunabula apo dhe dorëshkrime, që ruhen në Bibliotekën Kombëtare janë ekspozuar në qendrën për Hapje edhe Dialog
Valeria Dedaj
23 Tetor 2020
TIRANË– Për herë të parë 800 thesare të rralla, inkunabula apo dhe dorëshkrime, që ruhen në Bibliotekën Kombëtare janë ekspozuar në qendrën për Hapje edhe Dialog në kryeministri për publikun e gjerë. Libri më i vjetër, që drejtori Piro Misha na tregon në këtë 100-vjetor të themelimit të Bibliotekës Kombëtare është “Letra mbi Kuvendin e Mantovës” e Papa Piut II, bashkëkohësit të Skënderbeut, botuar në 1473 dhe libri i Bartolomeo Platinës, humanist të Rilindjes Italiane, botim i vitit 1485.
“Janë rreth 800 objekte, ku 80 për qind dalin për herë të parë, pjesa më e madhe janë të shekujve XV-XVI-XVII-XVIII. Hynë në kategorinë e antikuarëve, është një pasuri e jashtëzakonshme, që publiku meriton ta njoh. Këtu janë disa nga veprat më te hershme, letra e Papa Piut, është ndër botimet e rralla, punuar me dorë dhe me arë. Është nder veprat më të rëndësishme, ku përmenden shqiptarët për herë të parë. Gjithashtu Papa Piu II është përpjek të bënte një kryqëzat të re të të gjithë fuqive evropiane, ku donte të përfshijë edhe Skënderbeun, por për fat të keq ai vdiq para kohe”, tha Misha.
Antikuarët e shkruar nga vendas edhe të huaj kushtuar Skënderbeut, librat të ndryshëm të autorëve greko-latin, dorëshkrime orientale, me përmbajtje fetare dhe deri tek, veprat e Aristotelit apo të Ana Komnenës
“Biblioteka ka një numër shumë të madh të veprave nga autor shqiptarë edhe të huaj për Skënderbeun. Nuk mungojnë botimet e Barletit, siç është “Rrethimi i Shkodrës…
Një nga surprizat e kësaj ekspozite është një pasuri me libra të rrallë greko-romak, librat e parë të shtypur në Evropë. Kemi disa nga botimet e hershme të Aristotelit të 1500-s, një dorëshkrim në arabisht. Straboni apo Plini Plaku, shkrimtari romak, një ndër emrat më të famshëm, por dhe Anna Kommena, vajzën e perandorit të Bizant, ku për herë të parë përmenden shqiptarët në 1700-n. Këto botime janë shtypur në Venedik dhe Bazel të Zvicrës, si të parat botime në Europë.
Gjithashtu, Biblioteka ka një koleksion të madh botimesh orientale, tekste filozofike, gjeografi, histori etj., një pjesë e Bibliotekës së Bushatllinjëve etj. Ka një sërë proklamatash nga Austria, Venecia, Franca për ngjarjet ushtarake të kohës, për fitoren e Lepantos 1571. Fitorja e parë që forcat e krishtera patën ndaj Perandorisë Osmane, që dukej e pandalshme. Ky është botimi origjinal e njoftimit mbi këtë fitore”, deklaroi ai.
Shqiptarja.com