Elbasan – zbulohet një shpellë shumë e veçantë e llojit të saj. –
Elbasan – zbulohet një shpellë shumë e veçantë e llojit të sa. –
Fundjava qe shkoi nuk ka qenë thjesht turistike e argëtuese në rrethin e Elbasanit, por ka sjellë dhe një zbulim të ri në fushën e spelologjisë.
Specialistët e AdZM Elbasan kanë zbuluar një mrekulli natyrore të panjohur më pare dhe bëhet fjalë për një shpellë në Klos të Elbasanit.
Fillimisht shpella është konstatuar nga banorët e zonës të cilët po nxirrnin gurë në shpatin e një kodre dhe menjëherë kanë njoftuar autoritetet e AdZM Elbasan.
Shpella mbart vlera unikale dhe është shumë e veçantë në llojin e saj. Shoqata-AlbNatyra – ka propozuar që kjo shpellë të shpallet Monument Natyre që të mund të mbrohet nga dëmtimet dhe kureshtarët e stalagmiteve. Kështu mund të themi se zonës turistike të Elbasanit, ju shtua dhe një tjetër destinacion turistik siç është kjo shpellë.(Atsh)