83 përqind e të rinjve në SHBA janë ‘të shqetësuar për gjendjen e demokracisë’, thotë sondazhi
20 Shtator 2024
Shumica dërrmuese e të rinjve në SHBA kanë thënë se janë “të shqetësuar për gjendjen e demorkacisë në vendin e tyre, sipas një sondazhi të publikuar dje nga fakulteti i politikës në Sine Institute, në SHBA.
Sondazhi i kryer nga 29 korriku deri në 9 gusht ne lidhje me zgjedhjet e pritura, tregonte se 83 përqind e të rinjve në të 20-at e të 30-at ishin ose “shumë të shqetësuar” për gjendjen e demokracisë në vend (42 përqind), ose pranonin “shqetësim për gjendjen e demokracisë” në vend (41 përqind).
Zyrtarët thanë se sondazhi jepte një ide për mënyrën sesi e shikojnë të ardhmen të rinjtë e moshave nga 18 deri në 34 vjeç. Rreth tre të katërtat e tyre thonin gjithashtu se ishin “optimistë” për të ardhmen e tyre, ndërsa pjesa tjetër ‘nuk ishin dakord’ me kete.
Një maxhorancë e vogël (53 përqind) thanë se nuk ishin optimistë kur mendonin për të ardhmen e vendit, 15 përqind e të cilëve ishin të bindur për këtë.
Disa javë para zgjedhjeve presidenciale 2024, më shumë të rinj (48 përqind raportohej se mbështesnin Harris, dhe vetëm 27 përqind ish-presidentin Trump, ndërsa 14 perqind thanë se nuk mbështesnin asnjë prej të dyve.
Në një llogaritje të përballjes kokë më kokë, Harris besohet se merrte 55 përqind te votave të të rinjve, Trump merrte rreth 33 perqind, dhe 12 përqind ishin të pavendosur, shkruan rrjeti liberal vendas TheHillNews.