85-vjetori i lindjes,Shkodra festë të madhe për Tinka Kurtin
Tinka Kurti ikona e kinematografisë shqiptare do ta festojë 85-vjetorin e lindjes në Teatrin “Migjeni” në Shkodër, ku hodhi hapat e para të karrierës së saj.
“Tinka Kurti pa me te voglin dyshim, është emri më i ndritshëm në qiellin e filmit, por edhe teatrit shqiptar. Një përvjetor i tille, nuk kishte si te kalonte pa vemendjen e duhur e te merituar te Shkodres, emrin e te ciles Tinka e ngjiti ne piedestalin e artit shqiptar”, shkruhet në njoftimin zyrtar.
Sipas drejtoreshës së institucionit Rita Gjeka, Bashkia Shkodër dhe teatri “Migjeni” kanë përgatitur për datën 17 dhjetor një mbremje të titulluar “Tinka e perjetshme”. Ndërsa aktiviteti do të nis në orën 11.00 të paradites në teatrin “Migjeni” festa do të vijojë në orën 18.00 me shfaqjen e filmit më të fundit ku luan aktorja: “Yjet e se ardhmes”.
“Të shkruash për biografinë artistike të Tinka Kurtit është e kotë. Ajo është gdhendur ne artin dhe vetëdijen tonë kombetare. Mbetet vetem t’i bashkohemi festes për nder të saj dhe ta urojmë: Te paçim sa më gjatë në mesin tonë o Tinka e perjetshme!”, shkruan stafi organizator i festës për 85-vjetorin e lindjes së Tinka Kurtit.