89 vjet nga inaugurimi i Urës së Gomsiqes, Pukë. – Sot kanë mbetur vetëm disa foto
6 Maji 2024
89 vjet nga përurimi i asokohe i Urës së Gomsiqes. Ajo ishte 36 metra e gjatë dhe 3 metra e gjerë, përbëhej nga harku kryesor me hapësirë 14 metra, nga një hark më i vogël dhe nga dy dritare lehtësuese anash harkut kryesorë.
Tej urës deri në vitet 50-të ruheshin gjurmë kalldrëmi të periudhës antike me gjerësi 3.3 m, gjë që dëshmon për funksionimin e kësaj rruge që në antikitet.
Ura e Gomsiqes lidhte Shkodrën me Nëprefekturën e Pukës. Në atë inagurim, përpos Ministrit të Ekonomisë Kombëtare, Z. Dh. Berati, si përfaqësues, merrte pjesë edhe Ing.Zanucchi, Drejtues i Përgjithshëm i Punëve Botërore.
Kjo urë ishte një ndër më të mëdhatë e të bukurat që janë ndërtuar deri më sot.
“Më 29 gusht 1935 përurohej UIra e Gomsiqes, vepër e inxhinier Gjovalin Gjadrit (1898-1974). Ai ideoi dhe zbatoi me sukses në atë projekt shumë risi për kohën. Ura paraqitej moderne në gjithë Europën dhe poaraqiste forma elegante dhe të pzakonta për vendin tonë.
Në vitin 1936 ing.Gjadri paraqiti një kumtesë rreth risive të saja në Berlin në Kongresin II të IABSE (Internacional for Bridge and Structural Engineering) ku listoi gjetjet e tija origjinale.
Mjerisht në tërheqjen e saj përfundimtare Wehrmacht-i e hodhi në erë Urën e Gomsiqes prej së cilës na mbesin disa foto të bukura të Marubit.