9 anije dhe 34 avionë luftarakë të Kinës rrethojnë brigjet e Tajvanit. – Alarmohet SHBA
2 Shkurt 2023
Forcat e armatosura kineze shpesh herë kanëcenuar territorin e Tajvanit duke kryer manovra në hapësirën tajvaneze. Së fundmi Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit njoftoi se 24 orët e fundit përreth ishullit janë identifikuar 34 mjete ajrore dhe 9 anije luftarake të Kinës.
Në deklaratën e ministrisë thuhet se 2 avionë luftarakë SU-30, 2 avionë J-11, 4 avionë J-10, 6 avionë 6 J-16, një avion transportues detar “Y-8 EË”, një patrullues detar “Y-8 ASË”, 2 avionë “Y-8 ELINT” të inteligjencës elektronike dhe dronët ushtarakë “BKZ-005” dhe “BKZ-007” kanë kaluar vijën detare dhe ajrore të përcaktuar si kufi të zonës së ndikimit të palëve në Ngushticën e Tajvanit si dhe kanë fluturuar në hapësirën e Zonës së Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore të Tajvanit.
Në deklaratë bëhet e ditur se 34 mjete ajrore dhe 9 anije luftarake që janë identifikuar përreth ishullit, janë vëzhguar përmes mjeteve elektronike gjurmuese, avionëve patrulluese, anijeve dhe sistemeve raketore tokësore. Fluturimet kanë ardhur pasi presidenti i sapo zgjedhur i Çekisë, Petr Pavel zhvilloi bisedë telefonike me liderin tajvaneze TsaiIng-Wen. Pekini protestoi ndaj bisedës me arsyen se është ndërhyrje ndaj punëve të brendshme të Kinës, se shkel parimin një Kinë e vetme dhe seu ka dhënë sinjalin e gabuar forcave separatiste që mbrojnë pavarësinë e Tajvanit.Pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi në Tajvan në gusht 2022, Kina i bëri të rregullta aktivitetet e patrullimit ushtarak përreth Tajvanit dhe fluturimet e saj që kalojnë vijën e mesme të konsideruar që ndan ngushticën e Tajvanit.Qeveria e Pekinit, duke miratuar parimin e “Një Kine”, argumenton se Tajvani është pjesë e territorit të saj. Kina kundërshton vendosjen e marrëdhënieve diplomatike të pavarura nga Tajvani me vendet e botës, përfaqësimin e tij në OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare si dhe vendos kusht që vendet që e njohin atë të ndërpresin marrëdhëniet diplomatike me Tajvanin.
“Lufta me Kinën nuk ekziston si mundësi”
Pak ditë më parë në një takim me Papa Franceskun, presidentja e Tajvanit, TsaiIng-Wen, ka thënë se një luftë me Kinën nuk ekziston si mundësi. Më pas ajo shtoi se bisedimet konstruktive me Pekinin varen nga respektimi i demokracisë së ishullit.
Siç tashmë dihet Kina ka pretendime territoriale ndaj Tajvanit, ishull që vetëqeveriset, dhe deklaron se do ta rikthejë kontrollin e tij dikur, qoftë edhe përmes forcës. Ishull ky qëështë vizituar nga shumë zyrtarë të lartë të vendeve perëndimore përfshirë Britaninë e Madhe dhe SHBA-në. Kina e konsideron ishullin prej 24 milionë banorësh një provincë të sajën, në pritje të ribashkimit me kontinentin që nga përfundimi i luftës së saj civile në 1949. Vatikani përbën qeverinë e fundit evropiane që ka lidhje diplomatike me Tajvanin, në vend të Pekinit, ndonëse Shtetet e Bashkuara dhe kombet tjera perëndimore mbajnë raporte joformale.
Lufta në 2025
Gjithashtu dhe gjenerali amerikan Michael A. Minihanka ka paralajmëruar se ka një rrezik të madh që SHBA të përfshihet në një luftë me Kinën në vitin 2025. Sipas tij lufta midis dy superfuqive mund të shkaktohet për arsye të Tajvanit. “Shpresoj të jem gabim. Instinkti im më thotë se ne do të luftojmë në vitin 2025 ”, theksoi MichaelMinihan, shefi i krahut të Forcave Ajrore të SHBA.
“Presidenti i Kinës XiJinping do të ketë ekipin, motivimin dhe mundësinë në vitin 2025, ku mos harrojmë se zgjedhjet që do të mbahen në vitin 2024 në ishull do t’i japin udhëheqësit kinez arsye për të ndërmarrë veprime. Ndërsa zgjedhjet amerikane që do të mbahen në 2024 do t’i ofrojnë Pekinit njëAmerika tëshpërqendruar, faktor ky që do të jetë në favor të Pekinit”, u shpreh gjenerali amerikan. SHBA kanë theksuar më parë se në njëprobabilitet të një dyluftimi midis këtyre dy vendeve, ata do të mbronin Tajvanin nga sulmet Kineze. Kina dhe Tajvane kanë mosmarrëveshje prej një kohë të gjatë, pasi Kina e konsideron Tajvanin si pjesë të territorit të saj, më saktë një provincë të sajën, portajvanezët duan që ishulli të jetë i pavarur. Kjo ka bërë që Kina të rrisë kërcënimin e saj për të marrë në dorë kontrollin e Tajvanit edhe me forcë nëse është e nevojshme.
Gazeta Sot